BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Ambasadori Luigi Soreca i lë të gjithë pa fjalë, ia merr valles së Pogonishtes në mes të sheshit ‘Skënderbej’ (VIDEO)

Ambasadori Luigi Soreca i lë të gjithë pa fjalë, ia merr

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë sot në një aktivitet sot në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’.

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, me në krye Soreca-n kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në krye të valles shihet ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare. Soreca i ka suprizuar të gjithë me mënyrën perfektë sesi e kërcen pogonishten.

Pas Sorecës, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

“Javët e Evropës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.

Më të lexuarat