BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x

Politike

Ambasadori shqiptar në OKB “i mbyll gojën” zyrtarit rus: S’ka krahasim situata juaj me Kosovën, mos e përmendni!

Ambasadori shqiptar në OKB “i mbyll gojën” zyrtarit rus:

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, është bërë popullor këto dy ditë në gjithë komunitetin e gjerë kosovar dhe ka marrë mbështetje politike të paprecedentë për shkak të ndërhyrjes dhe mbështetjes që i dha Kosovës në mbledhjen e këtij Këshilli.

Ndërkohë që ishte duke u diskutuar çështja e referendumeve të Rusisë në Ukrainë, ambasadori foli për pozicionin e Shqipërisë kundër këtij procesi, duke bashkuar zërin e tij me aleatët e përhershëm të Shqipërisë.

Por kur ambasadori Rus, mori fjalën dhe vendosi një paralele të ngjarjeve Rusi-Ukrainë me ato të Serbisë e Kosovës, ambasadori Ferit Hoxha mori fjalën për të dytë herë, duke denoncuar me forcë, me ton të lartë dhe në pak minuta, gjithë këtë paralelizëm dhe për të vendosur kufijtë e bisedës dhe për pretendime të tilla.

Hoxha tha se Kosova dhe Serbia janë në dialog dhe nuk po luftojnë. Dhe asgjë në rajonin e ballkanit nuk mund të krahasohet me atë që është duke ndodhur nga ana e Rusisë që po minon çdo lloj ligji ndërkombëtar.

Fjala e Ferit Hoxhës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Zoti President, është e tepërt që më duhet të kërkoj fjalën për herë të dytë meqë mu krijua ideja se siç duket nuk kam qenë i qartë sa duhet. Por në këtë rast, duhet ta bëj.

Kjo nuk është për të cuar diskutimin në drejtim tjetër sepse gjithçka është e qartë, por për ta vendosur qartësisht edhe publikisht.

Delegacioni rus vendosi edhe njëherë një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e organizatës së Kombeve të Bashkuara duke përfshirë edhe gjysmën e këtij Këshilli.

Kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq.

Unë shpeshherë kam reaguar ndaj pretendimeve të ngjashme në qershorin e fundit. Ndaj, do të jem i shkurtër në fjalë.

Asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e sforcuar sesa krahasimi i një përpjekjeje ndërkombëtare për ti dhënë fund një konflikti për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje për të gjetur një zgjidhje (që ishte rasti i Kosovës) me agresionin e pastër e të paprovokuar dhe referendumet e turpit të që po përpunohen në Moskë dhe të mbajtura në Ukrainë.

Askush nuk është e as nuk mund të mashtrohet nga kjo gjë. Asnjë përpjekje për të krahasuar të pakrahasueshmen apo lidhje të shkurtra të lehta jashtë çdo konteksti historik e politik që do të mund të ndihmojnë Rusinë të devijojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë apo të fshehë shkeljen flagrante të Ligjit Nderkombëtar që e ka shndërruar në një vend të padëshiruar në rendin ndërkombëtar.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog për të zgjidhur problemet e tyre. Ata takohen, nuk luftojnë. Por mbi të gjitha, çështja këtu nuk është Kosova as ndonjë pjesë tjetër e botës, por agresioni rus, krimet ruse dhe kapja e territorit nga Rusia në dëm të fqinjt të saj.

Ne nuk do të hutohemi apo keqdrejtohemi nga këto fjalë.