BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ambasadorja e SHBA deklaron se Ilir Metën e “kryqëzoi” Uashingtoni dhe paralajmëron se për politikën shqiptare nuk do të ketë më amnisti

Ambasadorja e SHBA deklaron se Ilir Metën e “kryqëzoi”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për herë të parë për përplasjen me presidentin Ilir Meta. Ajo ka dhënë dje një intervistë në emisionin “Opinion”, ku e bëri të qartë se të gjitha deklaratat kundër presidentit kanë qenë me porosi nga Uashingtoni. Që nga mesazhi që i dërgoi në telefon, deri te postimi në Tëitter. Ajo foli dhe për aktualitetin politik, ku vlerësoi zgjedhjet dhe kërkoi nga palët që të njohin rezultatin. Ajo kërkoi nga PD që të rikthehet në Parlament. Kim foli dhe për reformën në drejtësi, duke deklaruar se do marrë fund pandëshkueshmëria. Ajo deklaroi se agjent e FBI kanë mbërritur në Tiranë për ngritjen e BKH

-Çfarë mendoni për zgjedhjet e 25 prillit?

Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.

-Normalisht, është ODIHR që certifikon zgjedhjet, por kemi probleme të brendshme, sepse të gjithë e dinë që shitja ose blerja e votës, një proces i dyanshëm, jo vetëm blerja, është një fenomen në Shqipëri. A keni parë shenja të këtij fenomeni dhe çfarë mendoni për këtë?

Është një problem që ishte në raportin paraprak të ODIHR, përveç disa aktiviteteve të tjera që shpresojmë se do të eliminohen nga zgjedhjet në Shqipëri. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë, por siç e përmenda më herët, tani ka dy gjëra që duhet të ndodhin. Së pari, janë paraqitur një numër ankimesh në SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit. Ata duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste.

-…kanë filluar shumë raste…

Me sa kuptoj, deri tani, janë paraqitur 143 ankime dhe nga këto, 54 janë regjistruar sepse hetuesit vendosin cilat kanë meritë dhe cilat jo; cilat duhen hetuar nga SPAK dhe cilat nga prokuroritë e rretheve, bazuar në kompetencat e tyre. Me sa kuptoj, tani janë 37 çështje duke u hetuar në mënyrë aktive. I presim rezultatet e këtyre. Siç e dini, KQZ po shikon ankimet që janë dorëzuar, pra ka një proces.

-Dhe, ambasadore, PD ka thënë edhe që nuk do t’i pranojë kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Thonë se ishin një masakër zgjedhore. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, për integrimin tonë, si dhe për ju personalisht?

Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t’i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë sëbashku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament.

-Dy vjet, thuajse dy vjet.

…Pothuajse dy vjet. Tani, disa deputetë qëndruan dhe bënë gjënë e duhur. Dhe pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t’i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në parlament.

-A mendoni se PD do të marrë pjesë në parlament?

Po.

-Edhe nëse nuk i pranojnë rezultatet?

Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme.

-Por ka shumë komente që i thonë Bashës të ndahet nga ambasadorët e BE apo SHBA dhe ambasadorë të tjerë europianë, sepse siç thonë ata, ambasadorët mbështesin Ramën. Çfarë mendoni për këtë?

Unë e di cila është puna ime.

-Po kërkojnë një rrugë radikale, një rrugë të re radikale nga PD...

E dini, njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe mendoj që kur zhvillohen zgjedhje, ka festim, por ka edhe zhgënjim, por është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime të hapura për çfarë ndodhi dhe se cila është rruga përpara. Unë për vete, e di cila është detyra ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur vjen fjala te kjo, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo ka qëlluar të jetë zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

-Ambasadore, përpara zgjedhjeve, ju i kërkuat partive të mos kandidonin persona me rekorde kriminale në zgjedhje. A mendoni se e pranuan këshillën tuaj?

Mendoj se e pranuan pjesërisht.

-Çfarë do të thotë pjesërisht?

Mendoj se listat e kandidatëve këtë vit, në përgjithësi, ishin më të mira se vitet e kaluara, në kuptimin që…

-Shumë më të mira …

Jam dakord… Mendoj se disa nga kriminelët më të dukshëm nuk u vendosën në listë ose u hoqën para se listat të bëheshin përfundimtare. Nga ana tjetër, ka persona të tjerë që përbëjnë shqetësim, që u futën në lista, për arsye të ndryshme që për mua mbeten mister. Por di që udhëheqësit e partive kanë një përgjegjësi për të qenë të vërtetë dhe seriozë lidhur me largimin e kriminelëve dhe moslejimin e kriminelëve që të përfaqësojnë partitë e tyre dhe që të ulen në parlament. Ndaj, mendoj se është me shumë rëndësi dhe diçka shumë e mirë që një person i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës nuk është më në Parlament. Kjo është gjëja e duhur dhe ky është drejtimi i duhur.

-A mendoni se largimi i Tom Doshit nga parlamenti ka qenë rezultat i deklaratave tuaja?

Mendoj se është rezultat i shumë kërkesave nga publiku në fakt, por sigurisht, edhe pozicioni ynë si Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë i qartë.

-Prokuroria e Përgjithshme ju ka kërkuar informacion për Doshin dhe përfshirjet e tij. E keni dërguar këtë informacion atje?

Po, e kemi furnizuar atë informacion.

-Dhe a kishte reagim nga Prokuroria e Përgjithshme?

Mendoj se janë duke e parë. Mendoj se një nga çështjet është që, për këto raste përcaktimesh nga SHBA, një pjesë ose shumë mund të bazohet në informacion të klasifikuar, të cilin nuk mundemi ta ndajmë me të tjerë.

-Pas zgjedhjeve, kam parë Kryeministrin Rama ose kreun e PS Rama që kërkon bashkëpunim me PD. E fton PD për një bashkëpunim të madh, pa kufi, siç thotë ai. Mendoj se përfshihet një qeveri e madhe, një qeveri me pjesëmarrjen e PS dhe PD. Çfarë mendoni për këtë ide?

Mendoj se është diçka që duhet ta diskutojnë vetë partitë mes tyre dhe të vendosin.

-Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?

E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

-Edhe Tëitti juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Absolutisht.

-Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Absolutisht.

-Jo një deklaratë personale?

Sigurisht që jo.

-Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

-Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.

-Ka shumë njerëz në Shqipëri, qytetarë, që ende presin rezultatet konkrete të reformës gjyqësore. Mendoj që jemi shumë vonë, tetë vjet pas votimit të themi të reformës, ende nuk kemi rezultate konkrete. Çfarë mendoi për këtë?

Mendoj që në këtë pikë është një çështje perceptimi.

-Pse është çështje perceptimi?

Sepse mendoj që SPAK ka bërë shumë përparim. Ka qenë në funksion pak më shumë se një vit. Dhe mendoj që kreu i SPAK Arben Kraja ka dhënë disa intervista lidhur me veprimet e ndërmarra nga SPAK. Kanë nxjerrë raportin vjetor për vitin 2020, ku flisnin për 746 individë që ishin nën hetim dhe se çfarë ka ndodhur, asetet e konfiskuara. Siç e dini, unë mbaj shënime shumë të kujdesshme edhe për këtë sepse Shtetet e Bashkuara kanë investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në suksesin e SPAK. Tani…

-Po çfarë do të thotë në mënyrë të jashtëzakonshme? Sa keni investuar?

Nga pikëpamja e mbështetjes materiale por edhe këshilla dhe mbështetje tjetër.

-Edhe persona që këshillojnë SPAK?

Po. Pra, në vitin 2020 pati 746 persona që u hetuan. Dhe ato raste po shqyrtohen tani. Për tremujorin e këtij viti, 2021, informacioni më i fundit që kam është që 264 persona janë duke u hetuar. Por ajo që është e rëndësishme është që nga ato çështje që SPAK ka çuar në gjyq, kanë pasur sukses në 90% të rasteve që kanë…

-Të rasteve që kanë çuar…

Ambasadorja Yuri Kim: Është mbresëlënëse. Tani, e përsëris, reforma në drejtësi nuk ka për të qenë e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur. Dhe nëse prisni atë, po përgatitesh për dështim. Por ajo që do të them është që po ndodh përparim i vërtetë dhe përparimi, teksa ecim përpara, nuk do të jetë një vijë e drejtë. Nuk shkon nga prej këtu deri atje. Ajo që ndodh është që do ecësh përpara, do bësh pas, dhe ajo që do që të ndodhë është që prirja e gjerë të jetë ecja përpara dhe mendoj që është ajo që po shihni.

-Dhe çfarë mendoni për rastet e mëdha që SPAK do të ketë në të ardhmen? Keni thënë në deklarata që po hetojnë tri apo katër çështje të mëdha. Çfarë mendoni, do të kenë rezultate konkrete për çështjet e mëdha në të ardhmen?

Besoj që po. Shikoni, qoftë reforma në drejtësi dhe veprimtaria e SPAK dhe të tjerë, qoftë krimet zgjedhore, qoftë sjellja në përgjithësi, askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po i afrohet fundit.

-Të shpresojmë.

Të shohim. Dhe, një e vërtetë tjetër: media, reporterët, ju, duhet të jeni më të guximshëm për të raportuar çfarë po ndodh. Vë re kur çështje të caktuara shkojnë në gjykatë, askush nuk flet për to. Vë re që kur njerëzit…

-Po, është e çuditshme.

Janë të dyshuar, askush nuk flet për ta. Pse, më thoni pse?

-Varet nga çështja. Zakonisht studio është gjithmonë e hapur dhe…

Dëgjoj për telefonatat që iu bëhen shefave të studiove. I dëgjoj këto.

-Për të ndaluar.

Është problem pushteti. Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. Reporterët, gazetarët kanë një rol për këtë. Sigurisht, rolin më të madh e kanë ligjzbatuesit, por të mos bëjmë sikur.

-Ambasadore, BKH është rrugës por jo e plotë. Pse është kaq e vështirë?

Në fakt po bëjnë shumë përparim aty. Janë 30 e ca hetues që pothuajse kanë përfunduar trajnimin tani. Ka pasur një raund të dytë thirrjesh për më shumë hetues. Kjo do të marrë disa muaj më shumë. FBI jonë është përfshire në trajnim. Pra, është një proces emocionues.

-Në ndihmë të BKH?

Po ofrojnë trajnime në fillim dhe sipas nevojës do të ofrojnë edhe këshilla.

Më të lexuarat