BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ambasadorja e SHBA e nis misionin në Shqipëri me masat kundër Iranit dhe Rusisë, u çon tjetër mesazh armiqve të reformës në drejtësi

Ambasadorja e SHBA e nis misionin në Shqipëri me masat kundër

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zbritur dje në terren për t’u njohur më afër mbi situatën politike dhe jovetëm, në të cilën ndodhet Shqipëria. Pasi i dorëzoi letrat kredenciale dy ditë më parë presidentit Ilir Meta dhe pas konferencës së saj të parë për shtyp, ku shpalosi disa detaje nga prioriteti i punës së saj si ambasadore, ditën e djeshme zonja Yuri Kim zhvilloi takime prezantuese me ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme, Gent Cakaj; ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Gazeta ka mësuar se në 2 takimet e para fokus kryesor ka qenë ndikimi rus në Shqipëri dhe çështja e Iranit, pas raporteve të tensionuara që janë krijuar mes Tiranës dhe Teheranit. Kur doli para Senatit si e nominuar për ambasadore, diplomatja Kim thekoi se një ndër prioritet e saj është ndikimi rus dhe mbajtja larg e Shqipërisë ndaj këtyre vendeve të treta, ndërkohë që duket se kjo çështje ka qenë kryefjala qysh në ditën e dytë të punës së saj. Burime nga këto takime, theksuan se ambasadorja amerikane është informuar nga ministrat shqiptarë për masat e marra nga autoritetet sa i takon ndikimit rus dhe rrezikut që kanoset nga Irani, ndërkohë që ka garantuar palën shqiptare se SHBA-të janë krah Shqipërisë dhe se siguria kombëtare e vendit tonë është tejet e rëndësishme për Amerikën. Në këtë kontekst, mësohet se zonja Kim ka garantuar autoritetet shqiptare se SHBA-të janë krah Shqipërisë, ndërsa ka inkurajuar vijimin e reformave, sidomos ato integruese.

SHBA mbështet reformën në drejtësi

Por informimi mbi masat e marra nga pala shqiptare sa i takon ndikimit rus dhe Iranit, nuk ishin e vetmja temë tek e cila janë fokusuar takimet që ka pasur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim me tre zyrtarët e lartë shqiptar. Pjesë e diskutimeve në këto takime ka qenë edhe reforma në drejtësi dhe angazhimet e Shqipërisë në NATO. Ka qenë vetë ambasada e SHBA, e cila përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, bëri me dije se gjatë këtyre tre takimeve, zonja Kim vlerësoi dhe rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ambasadorja e SHBA zhvilloi sot takime prezantuese me ministrin Gent Cakaj, ministren Olta Xhaçka dhe ministren Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e SHBA në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. Pra, edhe pse ka dy ditë në Shqipëri si ambasadore, zonja Yuri Kim po tregon se për SHBA-të reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë prioritet dhe të panegociueshme.

Reagon Xhaçka

Por detaje nga takimi që zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim, dje ndau edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale vlerësoi angazhimin e ambasadores Kim në marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Amerikës, veçanërisht në fushën e Mbrojtjes. “Është fat për ne, që SHBA-të përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë të kalibrit të ambasadores Kim dhe jam optimiste që falë punës e angazhimit të saj, bashkëpunimi e partneritetit mes Departamenteve tona të Mbrojtjes do të vijojë e do të fuqizohet akoma më shumë, duke ndihmuar në modernizimin e FA dhe duke i mundësuar Shqipërisë të japë një kontribut gjithmonë e më të madh për sigurinë, stabilitetin e paqen krah për krah aleatëve tanë amerikanë”, deklaroi Xhaçka.

Më të lexuarat