BREAKING NEWS

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahon, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i
x

Politike

Ambasadorja e SHBA-së u jep ultimatum palëve: Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor!

Ambasadorja e SHBA-së u jep ultimatum palëve: Gjykata Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Reformën në Drejtësi.

Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Kim thekson se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale deri në fund të muajti dhjetor dhe thotë thotë se “në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive”.

 “SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse SHBA së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Më të lexuarat