BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për
x
BREAKING NEWS

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren
x
BREAKING NEWS

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e
x
BREAKING NEWS

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun
x
BREAKING NEWS

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm
x
BREAKING NEWS

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin 

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia
x

Politike

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri thirrje qytetarëve dhe qeverisë: Merrni pjesë në zgjedhje dhe mos e shisni votën, zbatoni reformën në drejtësi

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri thirrje qytetarëve dhe

Zgjerimi i Bashkimit Europian është një ndër prioritetet e Presidencës suedeze të Bashkimit Europian. Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad gjatë një interviste televizive vuri theksin tek vijimi i zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. “Më lejoni të them disa gjëra mbi zbatimin e ligjit. Së pari, nëse shohim progresin e reformës në drejtësi, Shqipëria ka bërë mjaft mirë nëse e krahasojmë edhe me raportet e progresit të BE-së. Në reformën në drejtësi shumë gjëra janë bërë. Është një reformë shumë ambicioze. Procesi i veting-ut, agjencitë e reja, ngritja e SPAK-ut, janë bërë. Por unë mendoj që në sytë e publikut, shqiptarëve të zakonshëm, perceptimi është se jo shumë gjëra kanë ndodhur. Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët e zakonshëm të kenë akses në sistemin e drejtësisë. Ka shumë stoqe çështjesh të krijuara ndër vite. Nëse ke një çështje gjyqësore duhet të presësh për vite e vite. Mendoj se nuk është e mjaftueshme të bësh reforma, që janë shumë të rëndësishme, por duhet të krijohet besim tek qytetarët. Ne e kemi mbështetur reformën në drejtësi! Një gjë konkrete, tani ne po mbështesim digjitalizimin e administrimit të çështjeve gjyqësore për të punuar kundër korrupsionit. Kjo për arsye se nëse keni letra, ato mund të lëvizin, por nëse është e digjitalizuar është shumë më e lehtë të qëndrojnë dhe të evitohet korrupsioni. Ky do të jetë kontributi ynë tani. Ka punë përpara, por duhet thënë se shumë është bërë”, u shpreh ajo. Ndërkohë pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ambasadorja e Suedisë bën thirrje për pjesëmarrje dhe apel që vota të mos shitet apo blihet. “Zgjedhjet qëndrojnë në zemër të demokracisë dhe të gjithë po vëzhgojnë Shqipërinë tani. Europa po vëzhgon, Suedia po vëzhgon, sepse progresi juaj është progresi ynë. Zgjedhjet janë ekstremisht të rëndësishme. Mesazhi im është: Votoni! Mos e shisni votën, mos e blini votën mos e shpërdoroni! Përdoreni! Shumë njerëz kanë luftuar për të pasur të drejtën e votës” nënvizoi ambasadorja Hastad.

 

Më të lexuarat