BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ambasadorja izraelite Peleg: Shqipëria dhe Izraeli do punojnë së bashku për ndërtimin e një ‘ombrelle’ mbrojtëse kibernetike, Irani shtet terrorist

Ambasadorja izraelite Peleg: Shqipëria dhe Izraeli do punojnë së

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e cilësoi sulmin e korrikut, një sulm terrorist kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë. Në konferencën e zhvilluar në Tiranë mbi sigurinë kibernetike, diplomatja Peleg theksoi se Shqipëria dhe Izraeli do kontribuojnë së bashku për ndërtimin e një ombrelle mbrojtëse kibernetike. “Vite më parë ne nuk ishim marrë me fushën e mbrojtjes kibernetike, por tashmë kjo fushë është bërë mjaft e zakonshme për të gjithë, e cila na prek të gjithëve ne dhe është e pamundur ta shmangësh në çfarëdo niveli qofsh. Është mbresëlënëse çfarë po bëni me këtë konferencë dhe jam mjaft e lumtur që jam pjesë e këtij paneli dhe përfaqësoj një vend të vogël dhe pse Izraeli është bërë ekspert për sigurinë kompjuterike. Jam gjithashtu e lumtur që të kemi mundësinë të ndihmojmë shtetin mik tonin, Shqipërinë. Çështja e parë që kam folur me kryeministrin Rama ishte fusha kibernetike dhe unë i premtova që Izraeli do të japë një dorë. Pas vizitës që bëri kryeministri në tetor në Izrael, bashkëpunimi aty vërtetë filloi e u bë më i ngushtë. Pra bashkëpunimi po vijon dhe vizita e zëvendëskryeministres në Izrael kohët e fundit çoi në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit. Ky nivel vullneti për të ndihmuar palën shqiptare nuk kishte ndodhur me shumë shtete të tjera, këtu po flas dhe për vullnet vetjak dhe profesional. Pra të jemi së bashku për të ndërtuar diçka, një ombrellë mbrojtëse kibernetike”, deklaroi ajo. Ndërkohë në këtë konferencë u fol për ndërtimin e kësaj mburoje të madhe kibernetike, për të shkëmbyer informacione mes dy vendeve tona dhe kjo është diçka që po ndodh dhe do të vijojë. “Duhet të themi që sulmi nga Irani nuk erdhi nga hiçi. Po flasim për një shtet që përveçse i ushtron kërcënime fizike disa shteteve të tjera, përfshirë këtu edhe Izraelin, ata vijojnë të kërcënojnë dhe shtete të tjera, tani në sferën kibernetike. Pra ne duhet ta shohim siç është, ajo që ndodhi këtu në korrik ishte sulm terrorist kibernetik nga Irani ndaj Shqipërisë. Nëse lexojmë përkufizimet apo motivacionet e terrorit është pikërisht kjo që ka ndodhur. Ne po punojmë edhe për mundësinë që të punojmë në mënyrë të treanëshme, Shqipëria, Izraeli dhe shtete të tjera për sigurinë kibernetike, në mënyrë që ne të përmbushim objektivin tonë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të efektshme”, nënvizoi ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Më të lexuarat