BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja Xhaçka firmosën kontratën e rëndësishme për Shqipërinë, reagon kryeministri Rama: Investim kolosal! (FOTO)

Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja Xhaçka firmosën kontratën e

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontratën SHBA- Shqipëri për helikopterët “Black Hawk” të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Rama shkruan se Forcat Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen shumë shpejt me hapa të sigurt.

“Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me ambasadoren Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.

Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt????????????????”, shkruan kryeministri Rama.