BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

Ambasadorja Yuri Kim: Media e lirë jetike për Shqipërinë, sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë demokracinë

Ambasadorja Yuri Kim: Media e lirë jetike për Shqipërinë,

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur shqetësimin e saj për sulmet dhe kërcënimet e fundit kundër gazetarëve dhe për lirën e medias. Ambasadorja amerikane Kim u takua dje me kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, teksa përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ambasada e SHBA ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e Uashingtonit për një media të pavarur dhe të lirë, që sipas saj është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën e vendit tonë drejt BE-së. “Ambasadorja Yuri Kim u takua me z. Aleksandër Çipa, kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, për të përsëritur mbështetjen e SHBA për një media të pavarur dhe të lirë, e cila është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE-së. Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore. Ajo shprehu shqetësimin për sulmet dhe kërcënimet e fundit kundër gazetarëve dhe kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar llogari. Kërcënimet dhe sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënime kundër demokracisë”, njoftoi dje ambasada e SHBA. Nga ana tjetër, javën që shkoi edhe reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos foli për lirinë e medias në vend, duke përmendur edhe sulmet ndaj gazetarëve. “Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik në konsolidimin e duhet të respektohet fort. Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e na lejon që të japim mesazhet tona. Duhet të ketë tolerancë për sulme kundër gazetarëve siç kemi parë kohët e fundit”, deklaroi Santos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian pak ditë më parë në Tiranë.