BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në
x

Politike

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i ka dërguar dje një mesazh të fortë politikës shqiptare sa i takon zgjedhjeve vendore të 124 majit, ndërkohë që një silurë diplomatja e ka lëshuar edhe në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion dhe minim të demokratëve. Pak ditë më parë ambasadorja Kim zhvilloi takime me klasën politike dhe i paralajmëroi që të bëjnë kujdes me kandidatët. Por ditën e djeshme ambasada e SHBA në vendin tonë përmes një deklarate ka dalë me të njëjtën thirrje. Sipas ambasadës, më 14 maj Uashingtoni pret të shohë kandidatë jo me të shkuar kriminale. Po ashtu kërkohet të marrë fund shitja e blerja e votave. “Pas 50 ditësh, më 14 maj, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje vendore mbarëkombëtare. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurohen që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, raporti i ODIHR-it përshkruan fushat ku është bërë përparim i vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Në veçanti, pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë, partive dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it”, shkruan ambasada.

Lufta kundër korrupsionit

Më tej në reagimin e ambasadës përmendet edhe dekreti i presidentit Biden, duke e cilësuar korrupsionin si kërcënim për sigurinë e SHBA, mesazh ky që shkon drejtpërdrejt tek ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga DASH. Për këtë arsye ambasada ka kërkuar një proces sa më të drejtë zgjedhor, larg korrupsionit dhe presioneve. “Ashtu siç ambasadorja Kim diskutoi kohët e fundit me drejtuesit e partive, partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë. Ne nxisim të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe të sigurojnë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj demokratike”, nënvizon ambasada. Megjithatë, mbetet të shihet nëse deklaratat do të dëgjohen nga klasa politike apo do të vijojë e njëjta skemë, që pasi të marrin mandatin, shumë prej kryebashkiakëve do të dalin të dënuar.

Ja mesazhi që ambasadorja Kim i dha politikës më 8 mars

Ndërkohë gazeta “SOT” po sjellë më poshtë edhe mesazhin që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim iu dha drejtuesve të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri; Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet; Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni; Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor; Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë”, deklaroi ambasadorja Kim, shkroi ambasada e SHBA në rrjetet sociale më 8 mars të këtij muaji.