
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Ambasadorja Yuri Kim takon kryetaren “Kushtetueses”, premton mbështetej për reformën në drejtësi dhe bën thirrje që gjykatat në Shqipëri të jenë të pavarur për të thithur sa më shumë investime

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 26 Maj 2023

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Ameirkës në Tirnaë, Yuri Kim, ka zhvilluar dje një takim me kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Hotla Zaçaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thotë se SHBA do të vazhdojë që të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet për të thithur sa më shumë investime. “Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet. Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësim. I urojmë gjyqtarit Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës", shkruan Yuri Kim.
Kim: Kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që ajo të dështojë
Ndërkohë pak ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri ka folur për rëndësinë që ka reforma në sistemin e drejtësisë, nga ku bëri thirrje që vendimet gjyqësore të jepen në kohë e të mos vonohen. Sipas saj thelbi i suksesit të gjyqësorit është që ky sistem të veprojë i ndarë nga politika. Më tej, ambasadorja u shpreh se SHBA nuk ka për të ndryshuar dhe do e mbështesë reformën në drejtësi edhe pse do të ndryshohet ambasadori. “Shqiptarët duan drejtësi dhe mundësi të barabarta, një arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma në drejtësi po jep rezultat. Gjykata e Lartë duhet të plotësohet sa më shpejt me tre anëtarët e fundit. Drejtësia duhet dhënë në kohë dhe populli shqiptar e meriton këtë. Kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që ajo të dështojë, dhe kjo është një shenjë që reforma po funksionin vërtet. Në fund i përket Shqipërisë ta çojë para reformën. Themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik. SHBA mbështet Shqipërinë dhe ky vend ecën përpara drejt integrimit. Ka kaluar mbi tre vite dhe është koha për një ambasador të ri. Shpresoj që ju do të kuptoni se kur SHBA flet për reformën këmbëngul që të bëhet mirë. Askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim. Sipas ambasadores së SHBA-së, Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj, por ajo theksoi se shumë kundërshtarë duan që ajo të dështojë. Ajo theksoi se kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë dhe se po tregon sa e rëndësishme është që të gjithë të qëndrojnë të përkushtuar. “Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë pasi po shohin që ajo funksionon. Duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri. Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë por trego sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA, BE dhe gjithë vendet partnere të qëndrojnë të përkushtuar ndaj kësaj detyre”, nënvizoi ambasadorja Yuri Kim.
Më të lexuarat


Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Saimir Tahihi lë burgun, reagon ish-ministri i Brendshëm: Vendimi për ta nxjerrë ka qenë i Edi Ramës

Si e paralajmëroi vetë Rama “kapjen me presh në duar” të zyrtares së lartë

“Flasin për bluzën time në vend që të flasin për listat e hapura”, Basha: Fakti që i ikin debatit do të thotë se kanë frikë nga vota e qytetarëve

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Lirimi nga qelia i Saimir Tahirit, reagon Lulzim Basha

Basha vijon takimet: Më 14 maj, rinia foli me braktisjen masive që i bëri zgjedhjeve

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Lirimi i Saimir Tahirit, reagon ish-deputeti i PD: Doli nga burgu si miliarder
