BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Amerikanët dërgojnë agjentët e DEA në Shqipëri, ja takimi sekret në SPAK dhe 4 politikanët shqiptarë që pritet të shkojnë pas hekurave, zbardhen prapaskenat e bujshme

Amerikanët dërgojnë agjentët e DEA në Shqipëri, ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të tronditin pushtetarët e korruptuar në Shqipëri. DEA amerikane do të hapë një pikë kontakti në Tiranë. Nisur nga “lumi” i kokainës që po zbarkon në portin e Durrësit dhe jo vetëm, amerikanët kanë vendosur që zbarkojnë vetë në Shqipëri për të ndjekur operacionet, pasi e cilësojnë vendin tonë si nyje në Ballkan dhe jo vetëm. Padyshim që ky është një lajm i mirë për autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe i keq për krimin dhe politikanët apo biznesmenët e lidhur me rrjetet e trafikut. Politika shqiptare ndodhet në ankth, pasi gazeta “Sot” e raportoi pak ditë më parë se pozitat e 4 politikanëve shumë të rëndësishëm në vendin tonë do të shkunden nga themelet, pasi kanë dalë zbuluar në biseda me anëtarë të fuqishëm të grupeve kriminale. Edhe këtë hetim e kanë në dorë ndërkombëtarët, pasi ata kanë në dorë përgjimet ku shfaqen këta zyrtarë të fuqishëm. Janë transkriptuar qindra biseda mes anëtareve të grupeve kriminale. Bisedat kryesisht lidhen me trafikun e drogës dhe vrasjeve që kanë ndodhur për larje hesapesh. Nga burimet e gazetës “Sot”, katër personazhet e fuqishëm të politikës po hetohen nga Brukseli si të lidhur me krimin e organizuar, në afera për blerje votash, si edhe shantazh ndaj kundërshtarëve. Ata ia kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare në kuadër të kryerjes së verifikimeve që janë në vazhdim i një hetimi të nisur prej tyre. Mësohet se të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre në aplikacione si EncroChat, Sky Ecc por, edhe Matrix, apo edhe në telefona “BQ”.

Agjentët e DEA-s, takim sekret në SPAK

Gjithashtu, mësohet se një grup agjentësh dhe oficerësh të anti-drogës amerikane DEA, kanë zhvilluar një takim sekret në SPAK pak muaj më parë. Katër oficerë të strukturës së DEA-s me seli në Athinë kanë zhvilluar një takim me një grup prokurorësh të SPAK, edhe pse kjo vizitë e agjentëve është mbajtur sekret hetimor për hetuesit shqiptarë. Takimi mes agjentëve amerikanë dhe Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme është zhvilluar në godinën e SPAK-ut dhe ka zgjatur për disa orë. Pjesë e diskutimeve mes tyre kanë qenë ngarkesat me drogë që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit, të cilat kanë shënuar dhe sasitë rekord të trafikimit të kokainës së ardhur nga Kolumbia. Agjentët federalë kanë ardhur nga Greqia, ku ndodhet dhe qendra e Anti-Drogës amerikane për Ballkanin. Mësohet se ata kanë marrë informacione për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, por edhe doganave si dhe për format dhe procedurat e ndjekura në secilin nga rastet.

Amerikanët të vendosur për të çmontuar korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të çmontuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Vitet e fundit Uashington ka investuar miliona dollar në vendin tonë, duke mbështetur fuqishëm institucionet ligjzbatuese, sidomos ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po ashtu, paralelisht përveç mbështetjes financiare, shumica e së cilës shkoi për reformën në drejtësi dhe organet e reja të dala prej saj, amerikanët kanë ndihmuar edhe autoritete shqiptare me asistencë në nivel ekspertësh, duke sjellë prokurorë nga radhët e FBI. E gjitha kjo përpjekje e fortë në rrafshin juridik është shoqëruar edhe me një mbështetje edhe në fushën ushtarake, ku Shqipëria është kryefjalë e NATO-s dhe është zgjedhur si vend për të investuar e atashuar forca special të aleancës, shumica e së cilës janë të SHBA. Të gjitha këto fakte dhe prova, tregojnë qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

FBI asistencë institucioneve ligjzbatuese

Ardhja e agjentëve të anti-drogës amerikanë në Tiranë, vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm që ndodhi pak kohë më parë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës në Washington takoi shefin e FBI-së, Christopher Wray. SHBA theksoi se drejtori Nano ka marrë mbështetjen e FBI sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. “Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Ëray mirëpriti Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar Gledis Nano gjatë vizitës së tij të fundit në Uashington DC. Vizita përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA. Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Ëray, z.Nano takoi gjithashtu Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Sëartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Më të lexuarat