
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Shkruar nga Rigels Seliman 21 Shtator 2023

Avokati më i fortë i ish-kryeministrit Sali Berisha sot për sot është kryeministri Edi Rama. Pavarësisht se bëjnë sikur zihen dhe janë armiq të përbetuar, Rama është njeriu më i interesuar në planet që Berisha i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani e Madhe mos dalë në pension, por të vazhdojë sa të ketë frymë të jetë në politikë, pse jo edhe kryetar opozite. Nëse amerikanët dhe britanikët e përzunë Berishën me “shkelma” nga politika, kryeministri Rama po tenton të përdorë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla që ta fusë plakun “non-grata” në sistem nga dritarja nëpërmjet karremit Gazment Bardhi. Dje u mblodh Konferenca e Kryetarëve dhe ashtu sikundër e paralajmëroi gazeta “SOT”, zonja Nikolla zgjodhi që të bëjë lojën anti-amerikane të “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit. Në shkelje të plotë të ligjit dhe rregullores, për shkak se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është vënë në dijeni shkresërisht qysh më 4 shtator të këtij muaji se kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është Lulzim Basha, i cili më tej autorizoi deputeten Flutura Açka për ta ushtruar këtë detyrë, “kamikazja” Nikolla, jovetëm që nuk e ka marrë ende një vendim për këtë kërkesë, por ftoi zotin Bardhi në mbledhje, në cilësinë e shefit të deputetëve të PD. Po pse zonja Nikolla nuk përmbush detyrimet që i ngarkon ligji? Sipas burimeve mësohet se kryeparlamentarja Nikolla me urdhër të Edi Ramës investohet që Partia Demokratike mos të dalë nga kolapsi i debatit të brendshëm në lidhje me përfaqësimin e saj, duke u kthyer kështu në “oksigjen” për të mbajtur Berishën në politikë. Pra, duke përdorur Nikollën si peshkatare dhe Bardhin si karrem, Rama, Berisha dhe aleanca e kullave të Zentit po bëjnë lojë të mirëfilltë anti-amerikane, në mënyrë që të bllokojnë ngritjen dhe konsolidimin e PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha si një force politike euro-atlantike. Thënë troç në pushtet Edi Ramën po e mban Sali Berisha, ndërkohë që garancinë dhe meritën për ta mbajtur në politikë e madje mos proçedimin penal të “non-gratës” e ka kryeministri aktual. Megjithatë mbetet të shihet se deri ku do të shkojë marrëzia e ngjizur nga katërkëmbëshi Rama-Berisha-Bardhi-Nikolla, teksa e sigurtë është se ky projekt anti-amerikan do të dështojë me sukses.
Çfarë ndodhi dje?
Por sikundër e theksuam më sipër, kjo situatë që ka trazuar ujërat e politikës vjen si pasojë e një “lajthitje” institucionale të provokuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila është vënë në shërbim të Edi Ramës, Sali Berishës dhe ortakëve të Zentit (Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës). Pavarësisht vendimit të 2 shtatorit të Lulzim Bashës, për ta shkarkuar si kryetar të grupit parlamentar, Kuvendi njeh ende Gazment Bardhin në krye të deputetëve demokratë. Në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, Bardhi u thirr përmes e-mailit, në cilësinë e kreut të grupit. Ky vendim bëri që Flutura Açka, që mbledhjes iu bashkua në cilësinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe që Lulzim Basha i ka deleguar edhe postin e kryetares së grupit, të braktiste Konferencën e Kryetarëve. Zonja Açka reagoi në rrjetet sociale dje, teksa zbuloi arsyet se përse vendoi të largohej nga mbledhja. “Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”. Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj. Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkroi Açka pak minuta pasi lajmi u publikua në media. Ndërkohë “zari” i Sali Berishës, Gazment Bardhi i shkarkuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, zgjodhi ta komentonte shkurt situatën e krijuar brenda mbledhjes së Kuvendit, ndërsa njoftoi se 28 nga 35 deputetë të grupit parlamentar, kanë ri-njoftuar Kuvendin se e njohin kryetar. “Mes meje dhe Açkës nuk ka ndodhur asgjë. Ajo drejtoi një pyetje drejtuese së mbledhjes se në çfarë cilësie ishte në Konferencën e Kryetarëve dhe mori përgjigjen se ishte në cilësinë e kryetares së Komisionit të Arsimit. Në atë moment bëri një deklaratë politike dhe u largua nga mbledhja. Se kush është kryetari i grupit dihet. 28 deputetë kanë dërguar te Nikolla njoftimin se më njohin kryetar të grupit”, deklaroi Bardhi, duke treguar hapur se është ai dhe Nikolla që lidhin Ramën me Berishën.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
