Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Amerikanët kopsitin dosjen për Bashën, PD shpenzoi mbi 820 mijë USD për lobime në SHBA, LSI tërhiqet pas skandalit me kompanitë guaskë

Postuar: 25/09/2018 - 08:59

Partia Demokratike ka shpenzuar mbi 820 mijë dollarë për lobime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhënat janë bërë publike nga departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe në raport PD figuron si partia që ka shpenzuar më shumë në këtë aspekt. Edhe pse u përfshi në një skandal të madh lobimesh, PD vijon të lobojë në SHBA. Në raportin e siguruar nga gazeta, bëhet një bilanc i lobimeve të partive kryesore shqiptare gjatë dy viteve të fundit, ku PD është ajo që qëndron në krye. Gjatë vitit 2017 kjo parti ka shpenzuar zyrtarisht 783 mijë dollarë për lobime. Ndërsa për vitin 2018 janë shpenzuar 40 mijë dollarë. Por bilancet e bëra nga Departamenti Amerikan i drejtësisë rëndojnë më shumë pozitat e PD krahasuar me partitë tjera, pasi ndaj saj ka nisur një hetim penal. Prokuroria ka dërguar një letër në Departamentin e Drejtësisë dhe ka kërkuar informacion mbi të gjithë kontratat e Lulzim Bashës. Por të dhënat e publikuara në raport do i shkojnë dhe prokurorisë, e cila është në pritje të letër-porosive. Gazeta u interesua për të mësuar se në çfarë faze janë hetimet dhe bëhet e ditur se po pritet përgjigjja e SHBA. Por amerikanët përveç shifrës së 820 mijë eurove, do japin dhe dokumente për kompanitë e kontraktuara. Pikëpyetja e madhe është se ku i ka gjetur PD kaq shumë lekë, pasi nuk janë deklaruar në KQZ. Sipas raportit të siguruar nga gazeta marrëveshja me Muzin Capitol Partners ka kushtuar 675,000 dollarë, me Barnes & Thornburg 88,423 dollarë, me Baron Public Affairs, 20,000 dollarë dhe me Sonoran Policy Group, 40 mijë dollarë. Në total PD ka shpenzuar për lobime gjatë dy viteve 823.423 dollarë. Mbetet mister se nga dalin gjithë këto para dhe kush është qëllimi që bëhen lobime për të takuar disa senatorë dhe njerëz që nuk kanë fare ndikim në qeverinë amerikane. Sa i takon PS, sipas të dhënave ka shpenzuar 180 mijë dollarë për lobime, ndërsa LSI 147.741 dollarë. Ajo që bie në sy është se PS dhe LSI nuk kanë firmosur asnjë kontratë lobimi gjatë 2018, ndërsa PD vetëm një. Duket se LSI është trembur nga skandali që shpërtheu me Mother Jones, e cila zbuloi se LSI kishte pagur disa kompani guackë për të bërë lobimet e saj në SHBA.

Hetimet për PD

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guaskë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”, të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj. Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP” është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, ç’ka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Mosdeklarimi i të dhënave është shkelje ligjore dhe për këtë arsye prokuroria po heton. 

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:36

Monika Kryemadhi u shpreh se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.

Postuar: 10/12/2018 - 22:32

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama, brenda një

Postuar: 10/12/2018 - 22:10

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,