BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës, zv/ambasadorja e SHBA jep alarmin për ndikimin rus dhe paralajmëron armiqtë e reformës

Amerikanët mesazh Metës pas elozheve të tij ndaj Moskës,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh të qartë dje presidentit Ilir Meta. Teksa të gjithë liderët botërorë ziejnë nga ndikimi rus, Ilir Meta i befasoi me deklaratën e tij ditën e hënë, duke u shprehur se Moska nuk përbën kërcënim për vendin tonë dhe nuk duhet trajtuar si rreziku anglo-sakson. Po ashtu, Meta foli me një gjuhë mjaft të butë ndaj Moskës, ndryshe nga kreu i PE, gjenerali amerikan në NATO dhe funksionarë të tjerë të lartë. Por ndaj tij duket se ka vajtur dje një mesazh shumë i qartë nga zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Duke folur në një konferencë në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të NATO dhe 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë aty, diplomatja amerikane dha alarmin për ndikimin rus. Ajo u shpreh se Moska është kthyer në një shqetësim mjaft serioz për të gjitha vendet anëtare të NATO, pra përfshirë dhe Shqipërinë. “Rusia është e vendosur që të minojë institucionet tona demokratike dhe të mbjellë përçarje midis dhe brenda vendeve tona. Kërcënimet e shumëfishta ruse ndaj demokracive tona kanë përfshirë sulme me agjentë kimikë dhe aktivitete keqdashëse kibernetike”, tha dje zv/ambasadorja. Mosses-Ones në deklaratën e saj ju drejtohej ministrave dhe deputetëve shqiptarë të pranishëm në aktivitetin e mbajtur në një hotel në Tiranë dhe fakti që përmendi shprehjen “vendet tona”, do të thotë se dhe Shqipëria nuk ka shpëtuar nga influenca ruse, ndryshe nga sa pretendon presidenti. Gazeta prej javësh ka dhënë alarmin se Moska ka shtirë tentakulat në vendin tonë dhe po ashtu pas saj fshihen PD e LSI dhe liderët e tyre. Të hënën Meta i mori në mbrojtje rusët, ndërsa dje ambasada amerikane ja ka bërë të qartë se nuk ka tallje me ndikimin e Moskës. Pra duket se Presidenti po hyn në armiqësi të thelluar me SHBA.

Roli i NATO

Më tej Moses-Ones tha se NATO do punojë fort që të ndalet influenca ruse, por dhe ajo iraniane. Sipas saj, kjo luftë do forcohet edhe përmes bazës në Kuçovë. “Përballë këtyre sfidave, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj parimit se ne, si aleatë në NATO, do të jemi gjithnjë më të fortë nëse jemi të bashkuar. NATO është një aleancë ushtarake, por forca jonë e përbashkët vjen nga vlerat që ndajmë. Vjen nga angazhimi ynë i përbashkët ndaj të drejtave dhe përgjegjësive që janë thelbësore për demokracitë tona, të tilla si liritë individuale që gëzojmë dhe integriteti e transparenca e qeverive që na përfaqësojnë. Këto janë forca jonë më e madhe. Këto janë vlerat dhe parimet që përfaqësojmë dhe mbrojmë... Shqipëria do të vijojë ta bëjë aleancën më të fortë nëpërmjet investimit prej 58 milionë dollarësh për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës, e cila do të përforcojë operacionet e furnizimit nga ajri, mbështetjen logjistike, patrullimin ajror, trajnimet dhe stërvitjet”, tha ajo.

SHBA paralajmëron PD-LSI

Zv/ambasadorja e SHBA u ka dërguar një mesazh dje dhe Bashës, Berishës e Kryemadhit. Duke folur në takimin për NATO, ajo ju drejtua të gjithë atyre që janë skeptikë për reformën në drejtësi dhe që lëshojnë akuza se ajo është e kapur politikisht. Leyla Moses-Ones ja u bëri të qartë se po gabojnë me sulmet. Sipas saj, reforma është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt korrupsioni do të çrrënjoset. “Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krijimit të një ekonomie të forte që është e lirë dhe e barabartë për cilindo. Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, për shembull, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: e keni gabim”, tha ajo. Mesazhi i diplomates shkon sigurisht për Kryemadhin, Bashën, Berishën, por dhe Metën. Berisha e Kryemadhi kanë deklaruar disa herë se reforma ka vdekur. Ndërsa Basha me Metën akuzojnë Ramën se ka kapur reformën. Por zyrtarja e SHBA i paralajmëroi dje se kjo reformë po ecën dhe shumë shpejt do shihen frytet e saj. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat