BREAKING NEWS

Mbi 900 të infektuar dhe dy humbje, MSH zbardh bilancin e fundit: Si paraqitet situata në spitale

Mbi 900 të infektuar dhe dy humbje, MSH zbardh bilancin e fundit: Si
x
BREAKING NEWS

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të
x
BREAKING NEWS

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x

Politike

Amerikanët nuk falin, dënim tjetër me 9 vite burg për ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, fundosen edhe dy ish-funksionarë të lartë

Amerikanët nuk falin, dënim tjetër me 9 vite burg për

Lufta ndaj të korruptuarve që Amerika ka nisur fuqishëm në Ballkan, nuk ka kursyer edhe zyrtarë shumë të lartë. Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, është dënuar ditën e djeshme nga Gjykata Penale e Shkupit me 9 vite burg, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Gruevski, i arratisur në Hungari, është dënuar së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë maqedonas për rastin e njohur për “Kosmos”. Kjo dosje përmban prishjen e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë së Gruevskit kur ky i fundit ishte në pushtet. Trupi gjykues e ka vlerësuar këtë vepër si të kryer për hakmarrje politike. Bashkë me Gruevskin janë dënuar edhe ish-ministri i Transporteve, Mile Jakanievski me 3 vite burg dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski me 4 vite burg. Sipas aktgjykimit, të dënuarit duhet bashkërisht t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar biznesmenit Fiat Canovski, në shumën mbi 11 milionë euro. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, më parë është dënuar me dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë euro, por dënimin nuk e ka vuajtur pasi ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut. Ish-kryeministri Gruevski shkroi në Facebook se, ndihej i tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij, “të cilët kishin pranuar ta ngarkojnë atë me faj për të mbrojtur vetveten”. Ai akuzon autoritetet në Shkup për “përndjekje politike kundër tij”. Gruevski tashmë është dënuar për raste të tjera gjyqësore me disa vite burg, ndërsa akuzohet edhe si organizator kryesor i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e vendit, në prill, 2017. Autoritetet hungareze nuk kanë pranuar të bëjnë ekstradimin e tij. Në rrugën për në Hungari, Gruevski ka kaluar nëpër territoret e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ai, por dhe partia e tij VMRO-DPMNE njihen për lidhje të afërta me Kryeministrin Viktor Orban. Media hungareze dhe ajo në Shkup njoftojnë se ish-kryeministri ka hapur një biznes në Hungari.

Më të lexuarat