BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Amnistia fiskale/ KE e konsideroi një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë, reagon PD: Me këtë ligj humbasin të gjithë, me përjashtim të kryeministrit Edi Rama

Amnistia fiskale/ KE e konsideroi një rrezik thelbësor për

 

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të Komisionit Europian për ligjin për amnistinë fiskale, të cilin e konsideroi “një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë”.

Anëtari i Kryesisë, Eno Bozdo u shpreh se KE paralajmëroi atë që PD ka denoncuar, që “ky projektligj i hap rrugën ligjore pastrimit të parave të krimit në Shqipëri, dëmton biznesin e ndershëm, dëmton rëndë reputacionin e vendit dhe forcën e organeve ligj zbatuese”.

Ai u shpreh se nga miratimi i amnistisë fiskale “humbasin të gjithë, me përjashtim të kryeministrit Edi Ramës, grupit të afërt të tij dhe “çunave problematikë”, teksa shtoi se sa herë afrohen zgjedhjet aleanca e tij me krimin e organizuar përtërihet.

Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

“Nëse nuk keni para për të pastruar, por mezi i siguroni për të jetuar, 7 korriku është edhe kauza jote”, thotë Bozdo.

Reagimi i plotë:

Me një gjuhë të qartë, Komisioni Europian paralajmëroi dje qeverinë shqiptare për ligjin e amnistisë fiskale. Nëse miratohet KE paralajmëron se, së pari, do të cenojë rëndë reputacionin e Shqipërisë.

Së dyti do të dëmtojë forcën e ligjit dhe punën e institucioneve që parandalojnë krimin ekonomik dhe paratë e pista në ekonomi.

Partia Demokratike përshëndet këtë qëndrim të Komisionit Europian.

Alarmi që ne kemi ngritur ka qenë i drejtë dhe profesional dhe ne do të vazhdojmë të rezistojmë, në emër të interesit publik dhe të çdo shqiptari.

Një shqetësim shumë serioz për KE mbeten “rezidentët jotatimorë”, si elementë potencialë të pastrimit dhe kontrabandës së parave nga aktivitete të paligjshme.

Pra, siç edhe PD ka denoncuar, ky projektligj i hap rrugën ligjore pastrimit të parave të krimit në Shqipëri, dëmton biznesin e ndershëm, dëmton rëndë reputacionin e vendit dhe forcën e organeve ligjzbatuese.

Nga miratimi i këtij projektligji humbasin të gjithë, me përjashtim të Edi Ramës, grupit të afërt të tij dhe “çunave problematikë”.

Sa herë afrohen zgjedhjet, aleanca e tij me krimin e organizuar përtërihet.

Ky është rasti edhe kësaj here.

Partia Demokratike ju fton që nesër t’i bashkoheni Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Nëse nuk keni para për të pastruar, por mezi i siguroni për të jetuar, 7 korriku është edhe kauza jote.

 

Më të lexuarat