BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Amnistia Fiskale, Tabaku kritika qeverisë: Po përdor emigrantët për ta kthyer Shqipërinë në parajsë të parave të krimit dhe korrupsionit

Amnistia Fiskale, Tabaku kritika qeverisë: Po përdor emigrantët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar dje në lidhje me projektligjin për Amnistisë Fiskale. Tabaku shprehet se, qeveria po pretendon se drafti i Amnistisë Fiskale është një projektligj në shërbim të emigrantëve dhe shqiptarëve. Ajo tha se emigrantët po përdoren si fasadë për të mbuluar qëllimin e vërtetë të qeverisë, legalizimin e parave të fituara pandershmërisht sipas saj jo nga emigrantët, por nga personat që kanë shkelur ligjet.“Pretendimi i anëtarëve të qeverisë është se me këtë draft nuk fitojnë amnisti të korruptuarit, por emigrantët. Sa të besueshëm janë ato? Pak, për të mos thënë aspak. Fatkeqësisht emigrantët po përdoren si fasadë për të mbuluar qëllimin e vërtetë të qeverisë, legalizimin e parave të fituara pandershmërisht jo nga emigrantët, por nga personat që kanë shkelur ligjet. Pabarazi të tilla kanë shndërruar Shqipërinë në parajsën e pandershmërisë ndërsa e kanë shkretuar atë nga talenti dhe aftësia për të gjeneruar ide të reja në shërbim të kapitalit dhe ekonomisë. Shqetësimi im është se shqiptari që punon për të prodhuar ide dhe risi teknologjike taksohet deri në 23 %, ndërsa ata që punojnë pandershmërisht taksohen 7 % dhe amnistohen. Shqetësimi i BE është edhe më i saktë, përderisa Shqipëria ka rrezik të kthehet jo vetëm parajsë e të dënuarve shqiptarë, por edhe parajsa e të huajve që kërkojnë amnisti fiskale dhe penale”, shprehet ajo. Tabaku shton se, reagimi i Komisionit Evropian vetëm sa përforcon frikërat se ky projektligj do të amnistojë jo mundin e emigrantëve, por pandershmërinë.“Ne kemi nevojë për ide, risi dhe zhvillim të ekonomisë pasi ajo do të gjenerojë kapital dhe para. Shqipëria ka nevojë për investime të forta dhe jo për ligje që promovojnë pandershmërinë dhe pabarazinë”, shprehet Tabaku.