BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x

Politike

Analisti i njohur sulmon ashpër kryeministrin, ja si e përdori prokurorinë dhe policinë Rama në çështjen Beleri

Analisti i njohur sulmon ashpër kryeministrin, ja si e përdori

Analisti Enton Abilekaj fajësoi kryeministrin Rama për vetëgjyqësi me rastin “Beleri”, duke e akuzuar se përdori prokurorinë dhe policinë si patronazhistë të PS-së dhe anashkaloi SPAK-un që merret me krimet zgjedhore.  

"Unë them të merremi me shtetin ligjor në Shqipëri, jo me emra të përveçëm. Për dy javë rresht në një emisionin investigativ në Shqipëri ka patur regjistrime të kryetares së bashkisë së Roskovecit e cila shantazhonte, pushonte nga puna, i kërkonte të mos dilnin në votime atyre që shkonin te mitingu i PD-së. SPAK mund të niste nga kjo indicie një hetim. Shkoi Flamur Noka për të hapur hetimin, pasi dy javë rresht e pa gjithë Shqipëria se si kryetarja e bashkisë së Roskovecit shantazhonte që të mos dilnin në votime.

Çfarë ndodh në Himarë tani? Për mua, Beleri nuk duhej të kandidonte me vendim gjykate sepse ai ka bërë thirrje antikushtetuese. Duhet të ishte marrë ky vendim gjykate. Kjo u bë vetëm në momentin kur Edi Rama pa që mund të humbiste atje dhe nuk është e vërtetë që pronat i merr sepse ka kadastër atje dhe organizimi i Omonias e pengoi për një farë kohe.

A është Rama i interesuar që Himarën të mos e marrin grekët, se grekët do ta bëjnë Himarën Greqi? Jo, sigurisht që ai s’e vret mendjen fare për këtë gjë dhe as ekziston një rrezik i tillë konkret për një zonë të izoluar. Ata që bëjnë thirrje progreke, hegjemoniste, janë një minimum, janë shumë pak. Fredi Beleri fitoi prej votave të Vranishtit, Tërbaçit dhe fshatrave të Labërisë, jo të Himarës, sepse atyre u erdhi në majë të hundës nga ky që ishte.

U krijua një histori për tekat e Edi Ramës, me Policinë e Shtetit që infiltroi një qytetar dhe për përgjimin e tij duhet të merrte lejen e gjykatës Speciale, SPAK-ut, ku është juridiksioni i krimit zgjedhor. I gjithë hetimi është bërë për Edi Ramën, me urdhër të Edi Ramës. Dhe ne sot bëjmë hero një njeri që duhej ta refuzonim të gjithë, edhe për kryetar bashkie, edhe për qytetar. Edi Rama bën vetëgjyqësi në këtë vend dhe ne duyhet ta refuzojmë të gjithë.

Hero Fredi Belerin e ka bërë Edi Rama, duke shkelur ligjin për të bërë vetëgjyqësi me një qytetar, ka përdorur prokurorinë dhe policinë, si patronazhistët e PS-së"-tha Abilekaj.