BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Analisti tregon çfarë e ka çuditur tek opozita: Djegia e mandateve nuk e çliron Shqipërinë

Analisti tregon çfarë e ka çuditur tek opozita: Djegia e
Analisti Andi Bushati komentoi vendimin unanim të opozitës së bashkuar për t’i djegur mandatet e deputetit. Nëse një gjë e tillë ndodh tha Bushati, Parlamenti e humb kuptimin dhe asgjësohet pluralizmi.
 
“Lëvizja e tanishme e opozitës gjithmonë nëse i shkohet deri në fund është e këtij niveli. Parlamenti humb kuptimin dhe bëhet njëngjyrësh. Kjo do të thotë asgjësim i pluralizmit, lënie e Ramës në një sistem monopartiak. Më ka çuditur uniteti i opozitës, prisja të kishte më shumë rrjedhje, por më duket aq e unifikuar sa them mos është lojë apo vërtetë janë aq të unifikuar. Ishte rrugë ekstreme, por opozitës nuk i kishte ngelur gjë tjetër se cfarë të bënte. Opozita shkon në Parlament por çfarë do në Parlament nëse i është hequr çdo mekanizëm ligjor”,- tha ai.
 
Bushati tha ndër të tjera se djegia e mandateve ishte një e keqe e domosdoshme dhe në këtë rast duhet të ndërgjegjësohen edhe ambasadorët e huaj që ndodnjëherë mbyllin njërin sy përpara problemeve reale.
 
“Unë e quaj djegien e mandateve një të keqe të domosdoshme, por njerëzit nuk duhen gënjyer, që sot djegim mandatet e nesër çlirohet Shqipëria. Ka një rrugë dhe kalvar të gjatë para. Djegia e mandateve do t’i bëjë shqiptarët të gjykojnë jo më unë jam me Ramën për inat të Saliut por a duhet që në shekullin e 21 Shqipëria të kthehet në sistem monopartiak? Këta ndërkombetarët që e vënë theksin tek stabiliteti më shumë se tek drejtësia, që e shohin Shqipërinë me syze rozë dhe thonë po mirë po pranojmë disa defekte të vogla ka ardhur koha të ndërgjegjësohen”, u shpreh analisti në News24.

Më të lexuarat