BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Anastas Angjeli “puç” Ramës për Akademinë e Shkencave, kërkon të kapë institucionin me ligjin e ri, ja shkeljet flagrante të deputetit

Anastas Angjeli “puç” Ramës për Akademinë e

Nuk kanë fund bëmat e deputetit socialist Anastas Angjeli. Edhe pse ka një jetë të tërë në politikë dhe duhet një natë dimri të lexosh deklaratat e tij të pasurisë në ILDKP, socialisti Agjeli kërkon të shtrijë ndikimin e tij në çdo institucion. Pas tentativa të dështuara për të marrë në dorë Kontrollin e Lartë të Shtetit, duket se tani ja ka vënë syrin Akademisë së Shkencave, i ndihmuar dhe nga një grup deputetësh pranë tij. Në datën 3 prill, në Kuvend është depozituar ligji “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”. Ligji vjen në një moment kur akademia po reformohet, pas debateve që plasën muaj më parë. Por ky ligj nuk është propozuar as nga qeveria, as nga akademia, por nga një grup deputetësh të PS, në krye të së cilëve qëndron Anastas Angjeli. Por ku qëndron problemi?

Ka dy elemente të cilët veshin me dyshime këtë propozim. I pari është se vetë Angjeli është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe është në konflikt të pastër interesi, pasi ka propozuar një ligj për interesat e veta. Në Parlament është miratuar një Kod Etike, i cili ndalon deputetët të votojnë ligje që prekin interesat e tyre. Po ashtu ata nuk mundet kurrsesi të propozojnë ligje, me të cilët janë në konflikt interesi. Është njësoj, sikur deputetët që janë biznesmenë të propozojnë një ligj për të hequr apo ulur taksat në bizneset e kategorisë së tyre. Elementi i dytë është përmbajtja e ligjit. Gazeta u konsultua me ekspertë të fushës dhe janë 5 çështje flagrante. Së pari, ndryshe nga ligji për arsimin e lartë që kërkon 84 vota, ky ligj do miratohet me 71 vota. Elementi i dytë që futet aty është se akademikët do jenë ata që do kontrollojnë universitetet. Sipas ligjit, marrin ata të drejtën të verifikojnë plagjiaturat, ndërkohë që ligji i arsimit të lartë e ka ndarë këtë pjesë sepse ka komisione brenda fakulteteve apo universiteteve që e bëjnë këtë gjë. Nuk ka asnjë kriter të qartë se si do bëhen pranimet në Akademi. Po ashtu futet një nocion: “Akademia rinore”, pa sqaruar fare se si do ngrihet e funksionojë. Anëtarët e kësaj akademie thuhet se do kenë mandat 4 deri në 7 vjet, që është antiligjore pasi mandati duhet të jetë ekzakt, s’mund të ketë mandat 4 deri në 7 vjet, por ose 4 ose 7.

Puçi i Anastas Agjelit

Propozimi i këtij ligji nga ana e Anastas Angjelit dhe një grupi deputetësh duket se është një puç i tyre për të kapur akademinë dhe më pas arsimin në vend. Mes propozuesve ka shumë pedagogë dhe kritikë të kryeministrit. Aty bie në sy emri i Evis Kushit, e cila ka qenë dhe është pedagoge, ndërsa dje portalet e PD e propozuan si kryeministre të qeverisë transitore. Emër tjetër në konflikt është Blerina Gjylameti, e cila është pedagoge dhe ka nisur konfliktin me kryeministrin. Po ashtu ka shumë emra të tjerë që janë në konflikt interesi. Angjeli është i pari, pasi ai ka në pronësi dhe universitet privat dhe po ashtu është anëtar i Akademisë. Sipas profesor Artan Fugës, ky draft në një farë mënyre është “vjedhur” prej tyre për të marr në dorë Akademinë dhe duke i bërë një “puç’ institucional kryeministrit. “Në mënyrë krejt arbitrare ata kanë marrë në Ministrinë e Arsimit një dokument të përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, që është në gjendje katastrofike, e rrënuar prej vitesh, e përfshire nga parazitizmi dhe harxhimi pa kriter i parave publike dhe duke e paraqitur atë si iniciative te tyre ligjore, fshehurazi grupeve të interesit dhe komunitetit shkencor të vendit, e kane depozituar si projektligj në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Fuga. Por duket qartë se orkestruesi i gjithçkaje është Angjeli, i cili është pronar universiteti dhe njëkohësisht anëtar i Akademisë dhe kërkon të shtjerë në dorë kërkimin shkencor në vend. Po ashtu, mbështet nga një grup deputetësh që nuk po ndjehen mirë nga lëvizjet e kryeministrit dhe kanë nisur sulmet. Vetë Agjeli javën që lamë pas hëngri e piu me Ilir Metën në festën e universitetit të tij duke treguar qartë aleancën me presidentin. Tani synon t’i hedhë hi syve kryeministrit duke kapur Akademinë e Shkencave përmes një ligji me 20 nene. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat