BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Politike

Andoni: Berisha është detyruar t’i japë fund pa lavdi karrierës së tij politike, Basha tashmë është lider de facto i PD-së

Andoni: Berisha është detyruar t’i japë fund pa lavdi

Analisti Ben Andoni, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se tashmë lideri i vetëm i PD, është Lulzim Basha. Ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet që t’i japë fund karrierës së tij në politikë. “Prej orëve të mbrëmjes së 9 shtatorit, Lulzim Basha, është edhe lider de facto i PD-së. Ironia është se ndërsa pakkush e parashihte te kampi blu veç shpurës së ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij, Z. Berisha i godituri i madh i orëve të fundit, është detyruar t’i japë fund pa lavdi karrierës së tij politike. Teksa ekziston gati një kult për nuhatjen dhe largpamësinë e Berishës për shkak të përvojës së gjatë politike, pikërisht këto edhe e kanë tradhtuar në momentet e fundit, kur ai është gjendur para cinizmit pragmatik të delfinit të tij. Në fakt, ky koncept i fundit, mund të përdorej për një trashëgimi monarkike, por gati e tillë është konsideruar trashëgimia te Partia Demokratike deri në ditët e para të shtatorit të vitit 2021”, tha Andoni. Ndër të tjera, ai u shpreh se vështirësia më e madhe e Bashës ka qenë rizgjedhja e tij në krye të PD. Andoni theksoi, se për përjashtimin e Berishës, ka pasur një bashkëpunim mes PD dhe PS që në maj të 2017. “Në fakt, puna më e vështirë e Bashës, nëse mund të quhet e tillë, ishte rizgjedhja në krye të PD-së në korrikun 2021. Falë dhe patericës së krijuar metaforikisht nga hija e Berishës, ai arriti ta kanalizonte operacionin me sukses në hullinë e vet. Berisha nuk arriti ta kuptonte se u përdor qoftë edhe nga sensi i tij, i shpërhapur më së shumti prej militantëve, se… ishte “i paprekshmi”. Për hir të së vërtetës, fati i Berishës u paracaktua, me sa duket, qysh në mesnatën e mes majit 2017, kur Rama e Basha, dy kryetarët e PS dhe PD, partive të mëdha, në bisedimet e tyre kokë-më-kokë i shkuan një hullie, pasojë e të cilave ishte marrëveshja politike e paafirmuar, që po e shohim të zbardhur për çdo ditë”, tha ai.

Më të lexuarat