BREAKING NEWS

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahon, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i
x

Politike

Andrea Marto: Ligji organik për Presidentin e Republikës i domosdoshëm, absurde që Meta ka marrë rolin e kreut të opozitës

Andrea Marto: Ligji organik për Presidentin e Republikës i

Zërat se ligji organik për Presidentin e Republikës rrezikon të mos votohet këtë vit, duket se nuk është mirëpritur nga socialistët. Presidenti Ilir Meta kohët e fundit ka shtuar presionet dhe sulmet në adresë të mazhorancës socialiste, duke detyruar këtë të fundit që të hartojë një ligj organik për të rregulluar kompetencat e kreut të shtetit. Por edhe pse në datën 6 nëntor gazeta “SOT” publikoi draftin me 17 faqe të ligjit të ri organik mbi të cilin do të funksionojë institucioni i kreut të shtetit, Kuvendi dhe komisionet parlamentare nuk e kanë parashikuar ende futjen e draftit për diskutim, duke shtyrë ata me shumë gjasa për vitin tjetër. Mirëpo gazeta kontaktoi me deputetin e Partisë Socialiste, Andrea Marto, i cili gjatë një prononcimi të shkurtër theksoi se ligji organik për Presidentin e Republikës është i domosdoshëm dhe se duhet të miratohet sa më parë. “Në kushtet kur presidenti Ilir Meta ka shtuar kërcënimet ndaj mazhorancës, mendoj se duhet që të miratohet sa më shpejt ligji organik për kreun e shtetit. Kështu që nuk ka arsye për të mos e votuar ligjin organik, madje do të thosha se ligji që rregullon kompetencat e kreut të shtetit është i domosdoshëm që të miratohet”, deklaroi ai. Po ashtu, deputeti socialist, Andrea Marto theksoi se është absurde që presidenti Ilir Meta është zhveshur nga roli i tij dhe ka marrë rolin e kreut të opozitës. “Në një Republikë Parlamentare nuk është e udhës që Presidenti i Republikës të luajë rolin e opozitës. Prej shumë kohësh presidenti Ilir Meta ka mbajtur qëndrime që bien ndesh me rolin e tij, por fatmirësisht, nga opinioni i gjerë, nuk merret seriozisht”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto për gazetën “SOT”. Ndërkohë pak ditë më parë deputeti i PS, Adnor Shameti zbuloi se ligji për presidentin është gati dhe sipas tij, zgjidh ngërçet artificiale. “Me ligjin organik, marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh Kushtetutën. Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t'i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, deklaroi pak ditë më parë deputeti i PS, Adnor Shameti.

Më të lexuarat