BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Politike

Anëtari i Kryesisë së PD-së paralajmëron zhvillime të reja në politikën shqiptare: Opozita nuk do të lejojë Ramën që...

Anëtari i Kryesisë së PD-së paralajmëron zhvillime

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli  u shpreh se opozita nuk do të lejojë që kryeministri Edi Rama të ndryshojë Kushtetutën.

“Që të jesh në opozitë është vendim. Të qenit në opozitë se përcakton retorika. Veprimet janë ato që flasin, më tepër se retorikat. Nuk besoj se një forcë politike ekziston që të hapen listat apo jo. Se po u hapën, do zhbëhet më pas. Qëllimet e Bindjes u panë në 30 qershor dhe u fut dhe s’u fut asnjë parti opozitare. Ti po i heq litarin nga fyti Edi Ramës. Nuk është çështja tek listat e hapura apo të mbyllura, por nuk mund të ndalojë të drejtën e koalicioneve. Kryetarët e partive opozitare e quajtën këtë një masakër politike. Sot ne jemi pro vendimit që do të pengojmë Edi Ramën që të ndryshojë Kushtetutën. Kjo do të bëhej rrugë më pas. Regjimin e bën ai që është në pushtet, opozita duhet të përballet me sistemin. Sot problemi i çdo shqiptari është që t’i rezistojë këtij pushteti”, tha Kadilli për News24.