Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Angela Merkel takon Ramën, vlerëson progresin e Shqipërisë nën drejtimin e tij

Postuar: 13/07/2017 - 08:27

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor në Trieste ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për udhëheqjen në mandatin e parë qeverisës në Shqipëri dhe për progresin që po bën Shqipëria në drejtimin e tij, në rrugën e integrimit drejt BE-së. Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i Francës Emanuel Makron kanë përshëndetur nisjen e takimit teksa janë shprehur optimistë në krijimin e një tregu të përbashkët Ballkanik çfarë do të jepte efekt pozitiv në BE. Edhe Presidenti i Italisë theksoi në deklaratën e tij se duhet një politikë e përbashkët për ekonominë dhe emigracionin, por edhe një Europë më e fortë për të luftuar terrorizmin. “Përgëzojmë kolegun tonë Edi Rama. Shqipëria nën udhëheqjen e Edi Ramës po bën progres”, u shpreh Merkel në Samitin e Triestes. Kujtojmë se edhe pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Merkel ka uruar përmes një mesazhi, kreun e qeverisë shqiptare për fitoren e Partisë Socialiste.

Samiti i shefave të Qeverive të Ballkanit Perëndimor

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017, i cili është mbajtur ditën e djeshme në Trieste të Italisë, kanë marrë pjesë Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit, Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transport, do të marrin pjesë së bashku me shefat e qeverisë, ministrat e Ekonomisë dhe ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia). Nga Ballkani kanë qenë të pranishëm shefat e Qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjes, Maqedonisë, Malit të Zi. Kosova në këtë Samit përfaqësohet nga Kryeministri në Largim Isa Mustafa. Tri fushat kyçe në të cilat janë fokusuar diskutimet janë ato të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve. Partnerët e Ballkanit Perëndimor në lidhje me integrimin ekonomik rajonal, pritet të bien dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale me qëllim të rritjes së tërheqjes të rajonit për të rritur investimet dhe për të gjeneruar vende pune, veçanërisht nëpërmjet rritjes së zgjuar, bizneseve të reja dhe rritjes së kapacitetit. Për herë të parë në kuadër të procesit të Berlinit, pjesë e planit të veprimit është edhe një dimension digjital: kjo do të kontribuojë në integrimin e rajonit në tregun digjital panevropian. Forumi i Investimeve të Odës së Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh odat e tregtisë së rajonit, do të inaugurojë Sekretariatin e Përhershëm në Trieste në margjinat e Samitit: përfshirja e komunitetit të biznesit do të kontribuojë në kthimin e Zonës Ekonomike Rajonale në mundësi konkrete për kompanitë në rajon. Për zhvillimin e sektorit privat, Komisioni do të rrisë mbështetjen e tij ekzistuese për NVM-të përmes një kontributi të ri në programin e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe inovacion për Ballkanin Perëndimor si dhe në nxitjen e investimeve më dinamike.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr