BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Anton Martini për herë të dytë në veting, sqaron në KPK ndryshimet e çështjeve nëProkurorinë e Shkodrës, ja përballja me ONM

Anton Martini për herë të dytë në veting, sqaron

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi dje arsyen pse për prokurorin Anton Martini po zhvillohet një seancë e dytë dëgjimore. Ndërsa pritej që të jepej vendimi, KPK një ditë pas seancës dëgjimore të parënjoftoi se do të rinisë hetimi për të. Dje relatorja e çështjes bëri me dije se më 11 dhjetor, pranë Komisioniterdhi një ankesë në emër të Martinit, lidhur me punën e tij në Shkodër si drejtues i Prokurorisë së këtij qyteti.

Denoncuesi, sipas relatores kishte dyshime se prokurori disa dosje hetimore ia ka hequr një prokurori për t’ia kaluar një tjetri, pa respektuar procedurat e shortimit, gjithashtu ka pranuar dorëheqjen e një prokurori nga një çështje dhe kishte bërë caktimin e një prokurori tjetër.Gjithashtu, KPK ka konstatuar se në vendimin e zëvendësimit nuk evidentohen procedurat e shortit për shpërndarjen e çështjeve. Po ashtu, është konstatuar se 12 raste nga 30, i janë kaluar një prokurori të vetëm. KPK përmendi edhe zëvendësimin e një prokurori, me kërkesë të familjarëve të të pandehurit. KPK i ka kërkuar prokurorit shpjegime për riorganizimin e prokurorisë dhe për respektimin e kritereve ligjore për procedurën e shpërndarjes sëçështjeve, gjithashtu për procedurat e shortit të zhvilluar për zëvendësimin e prokurorëve, nëse ka pasur trajtim të njëjtë të prokurorëve. Në fjalën e tij, prokurori tha se kur ka marrë postin e kryeprokurorit, ka nisur punë me riorganizimin për shkak të fluksit të punës.

“Gjeta një prokurori që kishte humbur besimin e qytetarëve, për të krijuar një impakt pozitiv te qytetarët. Sa për zëvendësimet, duhet të veproja në këtë formë sepse kishte fluks pune. Kishte probleme me afatin e hetimeve”, tha Martini. Por, prokurori nuk i shpëtoi pyetjeve nga trupa e Komisionit dhe nga përfaqësuesi i ONM-së. Hans Kijlstra e pyeti Martinin se si e zëvendësoi prokurorin e çështjes, që u bë kërkesë nga familjarët e të pandehurit, ndërsa prokurori e justifikoi vendimin me cilësinë e çështjes. “Kisha ankesa nga familjarët, njëkohësisht dhe nga vetë prokurori. Gjyqi shtyhej vazhdimisht, ndaj caktova një prokuror që kishte më pak ngarkesë dhe që kishte përvojë në fushën e veprës penale tëçështjes në fjalë”, tha prokurori, ndërsa Kijlstra e pyeti se përse nuk hodhi short për tëzëvendësuarprokurorin. Martini iu përgjigj se mori këtë vendim sepse prokurori që u caktua nuk kishte shumë ngarkesë. Por nuk mjaftoi me kaq. “Nuk ka qenë e nevojshme hedhja e shortit”, pyeti përfundimisht përfaqësuesi i ONM-së.

“Jo, nuk ishte e nevojshme”, iu përgjigj prokurori. Pyetjet nuk munguan as nga anëtaret e trupës gjykuese. Kryesuesja e pyeti prokurorin nëse mundej ai që tëzëvendësonte apo të caktonte prokurorë pa short. Prokurori Anton Martini tha se ligji nuk ia ndalon, por që përmendet në ligj se duhet bërë short.Pyetje prokurorit iu drejtua edhe për riorganizimin e çështjeve nga anëtarja e trupës. “Pse keni kërkuar riorganizimin dy muaj pas nisjes së punës”, pyeti anëtarja, ndërsa prokurori tha se arsyeja ishte sepse në prokurori kishte shumëçështje të zvarritura. Pas përfundimit të pyetjeve, prokurori kërkoi nga trupa gjykuese të konfirmohet në detyrë, duke u shprehur i bindur se ka çfarë të japë në sistemin e drejtësisë. Trupa njoftoi se vendimi përfundimtar për prokurorin do të jepet të mërkurën e 29 janarit.

Më të lexuarat