BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Apeli i fortë i mjekëve për mbylljen e transportit publik dhe shkollave, reagon zv.ministrja e Shëndetësisë dhe jep përgjigjen e prerë

Apeli i fortë i mjekëve për mbylljen e transportit publik dhe

Zëvendëministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e pyetur në lidhje me apelin e mjekëve për mbylljen e transportit publik dhe shkollave, thotë se se Ministria e Arsimit ka vepruar sipas skenarit përkatës në bazë të indikatorëve të pandemisë, ndërsa sa i takon transportit ajo tha se administratorët e tij duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat.

“Mjekët kanë paraqitur momentet ku kemi grumbullime masive në shkolla, në transportin urban apo ambiente të tjera në bare e restorante. Për shkollën është skenari i Ministrisë së Arsimit. Mbi gjithçka qëndron shëndeti dhe arsimi është i kufizuar sipas skenarëve përkatëse.  Nuk është përgjegjësia vetëm për popullatën, por e secilit prej nesh, transporti ka administrator që duhet të zbatojë rregullat sipas protokollit të sigurisë. Inspektoriatet në terren janë duke vepruar kundrejt gjobëvënies e masave administrative. Administruesit duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë. Masat administrative janë eventuale për këdo biznes. Të dhënat epidemiologjike kanë patur efektin e një ndjenje paniku kundrejt situatës, por e parë në këndvështrimin e një specialisti duhet të kishim më shumë ndërgjegjësim”.-tha ajo.

 

Më të lexuarat