BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Aplikimi i pensionit online, ISSH tregon procedurat që duhet të ndjekin të moshuarit që nuk përdorin dot internetin

Aplikimi i pensionit online, ISSH tregon procedurat që duhet të

Rreth 16 mijë qytetarë në moshë pensioni do të aplikojnë online për të përfituar pension pleqërie gjatë këtij viti. Por shumë prej tyre kanë të pamundur aplikimin online, pasi nuk janë në gjendje të hyjnë në internet. Por për të gjitha paqartësitë dhe vështirësitë që po hasin pensionistët reagoi drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado. Në një reagim për mediat, Hado deklaroi se personat që janë në moshë pensioni dhe nuk mund të aplikojnë nëpërmjet internetit do të asistohen nga ky institucion.

“Në këto tre katër javë që po aplikohet kjo lloj procedure, pensionistët po asistohen nga punonjësit tanë. Të gjitha atë pensionistë që nuk munden ti bëjnë vetë, e gjejnë derën të hapur”, u shpreh Hado. Ndërkohë për personat që nuk kanë mundësi të dorëzojnë dokumentet në mënyrë elektronike, ekziston përsëri mundësia që të aplikojnë me dokumente fizikë pranë zyrave të Sigurimeve Shoqërore. “Krahas aplikimit online një lehtësim tjetër që bëhet është numri i dokumenteve që duhet të sjellin. Në ato vende ku nuk kanë pasur mundësi për të aplikuar i kanë sjellë dokumentet si më parë”, tha më tej Astrit Hado.

Kreu i ISSH deklaroi edhe pak kohë më parë se shërbimet online për pensionistët është një gjë shumë e mirë pasi “zerohen” dokumentet dhe ata nuk do i duhet më të presin në radhë. “Mos e shohin si gjë të vështirë, me pak asistencë nga fëmijët apo nipërit, por dyert e ISSH janë totalisht të hapura dhe do të asistojmë. Qëllimi ynë është që qytetarët të marrin përfitimin në kohë. I gjithë procesi bëhet që qytetarët dhe pensionistët të mos rrinë më në radhë. Nuk janë marrë të gjitha shpërblimet për pensionet e vitit të ri, por mund ta marrin duke filluar nga janari prandaj që nuk janë marrë të gjitha, por lekët janë të gjitha të kredituara. Po përpunojmë dhe të gjitha kërkesat suplementare të naftëtarëve dhe minatorëve. Deri tani kanë ardhur rreth 20 mijë kërkesa tek ISSH. Rreth 4 mijë pensione suplementare”, tha Astrit Hado. Janë rreth 37 shërbime pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat që nga 1 janari ofrohen online për të gjithë qytetarët midis të cilëve mund të përmendim pensionin e pleqërisë, të invaliditetit ose pension i ushtarakëve.