BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

Arben Ahmetaj drejt SPAK për pastrim parash, dëshmia e pastrueses dhe vartëses rëndojnë pozitat, ish-ministri fluturon drejt Suedisë

Arben Ahmetaj drejt SPAK për pastrim parash, dëshmia e pastrueses dhe

Shtohen telashet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Teksa sot janë mbushur 72 orë nga ndalimi Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Ministrisë së Financave dhe Rindërtimit, i është ‘hedhur në tavolinë’ oferta e prokurorisë për të folur dhe bashkëpunuar me drejtësinë.Grupi i hetimit i ka kërkuar Alda Klosit të flasë dhe bashkëpunojë me organet e hetimit, duke treguar emrat e personave që i çonin në shtëpi, eurot dhe dollarët me çanta e kuti kartoni. Sipas hetuesve një ofertë e tillë me qëllim tregimin e ngjarjes në shkëmbim të pozitës penale, i është bërë dhe dy të arrestuarve Havier dhe Rozeta Dobit, të cilët kanë folur para grupit hetimor duke treguar gjithçka dinin.Tashmë është radha e Alda Klosit për të dëshmuar. Një burim shumë pranë grupit hetimor tha për “Ora News” se tashmë çështja e vjedhjes së 600 mijë euro në banesën e Alda Klosit, është bërë mjaft interesante, pasi deri në këtë fazë hetimi ka zbuluar se e gjitha ka qenë një inskenim.“…ne fillimisht hetuam për vjedhje të pronës private, shtëpisë së zyrtares së dy ministrive të rëndësishme, Alda Klosi, njëherësh dhe njeriut më të besuar të ish-ministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë hetimit na doli që gjithçka ka qenë një inskenim, me qëllim fshehjen e një shume mjaft të madhe në euro, dollarë dhe lekë. Tashmë çështja është bërë interesante, pasi kemi dy njërës që kanë bashkëpunuar. Ndërkohë ne po bëjmë maksimumin për të bindur që të bashkëpunojë dhe Alda Klosi…”, deklaroi hetuesi.Synimi i prokurorisë është të shkojë tek pronari i kësaj shume financiare dhe burimi real i krijimit të tyre, duke mos u mjaftuar vetëm në faktin e zbulimit të tre personave që kanë shërbyer për ti fshehur këto euro dhe nga ana tjetër pronari i tyre të lihet pa gjurmuar.“…nëse Alda Klosi, do pranojë të flasë dhe tregojë të gjithë skemën e fshehjes së eurove dhe dollarëve si dhe pronarin real të tyre, atëherë për ne do ishte më e lehtë të formonin pazëllin e kësaj çështje, duke zbardhur plotësisht misterin…”, deklaroi hetuesi.Hetuesi nuk përjashtoi mundësinë se sasia e parave mund t’i përkasë dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, duke shtuar se në tavolinën e punës janë të hapura dhe verifikim të gjitha variantet. Kjo do të thotë se në rast se zonja Klosi kthehet nëbashkëpunëtore e drejtësisë, deklaratat e saj pritet të fundin ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili mësohet se ka udhëtuar drejt Suedisë, ndoshta për të përgatitur terrenin për të marrë azil, duke qenë se në Shqipëri emri i tij lakohet në afera korruptive dhe pastrim parash, sikundër është dosja e “Inceneratorëve” apo edhe ajo e pastruese Dobi. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Sot gjykata vendos për fatin e ish-vartëses së Ahmetajt

Ndërkohë ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila akuzohet nga autoritetet për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, do ta mësojë masën e sigurisë sot në spital. Gjykata ka njoftuar se masa do të bëhet në QSUT për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.“Ju njoftoj se seanca lidhur me personin nën hetim A.K., do zhvillohet nesër në orën 10:30, në ambientet e spitalit për shkak të gjendjes shëndetësore të saj”, ka njoftuar gjykata.Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të. Kujtojmë se që prej ditës së shtunë ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie.Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë, duke pranuar për herë të parë se edhe 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së saj, i përkasin zyrtares Alda Klosi, ish shefe kabineti e ish-ministrit Arben Ahmetajt. Pra në total Dobi pretendon se ka marrë nga shtëpia e Klosit 520 mijë euro plus sendet me vlerë. Kjo dëshmi e saj, ka bërë që Policia e Tiranës t’i vërë pranga zyrtares Alda Klosi mbrëmjen e së premtes, ndaj së cilës rëndojnë 3  akuza, ajo e ”pastrimit të parave”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe deklarim i rremë para policisë”. Dëshmia e pastrueses, ka tjetërsuar të gjithë historinë që ishte raportuar deri më tani, ku nga grabitje siç u fol më herët, tani më bëhet fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rimerret në pyetje pastruesja

Nga ana tjetër, pastruesja Rozeta Dobi është marrë sërish në pyetje sot dhe ka dhënë shpjegimi mëngjesin e sotëm. Dobi është marrë në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria në Komisariatin nr. 3 në Tiranë. Rimarrja në pyetje është bërë për shkak të disa paqartësive në lidhje me dëshminë që ka dhënë më parë. “Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në sirtarin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin. Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i çonte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022. Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasafortën e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek "Unaza e Re".  Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesërmen thash t’ i sistemoja paratë, ku shumën të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”, mësohet se ka thënë Rozeta Dobi.

Më të lexuarat