BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Arben Imami del me paralajmërimin e fortë: Nëse gjërat nuk përmirësohen në PD...

Arben Imami del me paralajmërimin e fortë: Nëse gjërat nuk

"PD është aset që mund të shkëpusë vendin nga bataku ku është futur dhe është vlerë kryesore. Nëse nuk do te jetë kjo korsi e ngjarjeve, nëse gjërat nuk përmirësohen në PD, besoj që e djathta është e bllokuar nga PD”. Këtë mendim ndau në studion e “Absolut 4” ish-anëtari i kryesisë së PD Arben Imami. Sipas tij PD sot nuk përfaqëson asgjë, as antikomunizmin e vjetër, as tregun, as punëtorin dhe ndryshimi, thekson ai, duhet të përfshijë edhe reformimin e kryetarit. Imami deklaron se partitë politike mbahen për interesa materiale të turpshme të 3-4 personave.

“Në këto 30 vjet reformat kyçe në vend i ka bërë kjo parti dhe nuk është vetëm çështje e partisë por një ndryshim serioz duhet të përfshijë reformimin e një kryetari që nuk shkulet nga zyra. Kur nuk funksionon partia, nuk respektohet statuti, nuk respektohet institucionet. Nënkryetarët rrinë 3 muaj te dera e kryetari për të marrë vesh nëse do të jenë apo jo në listë. Është i paaftë. Në 2005 askush nuk e mendonte që Berisha po shiste vendet për deputet. Po t’i shkonte dikujt mendja, nuk do i kishte fituar Berisha zgjedhjet. Problemi gangrenoz është që nuk ka përfaqësim në asnjë nivel. Politika është e mbyllur. Partitë politike mbahen për interesa materiale të turpshme të 3-4 personave dhe këto mbizotërojnë. PD nuk përfaqëson asgjë sot, as antikomunizmin e vjetër as tregun, as punëtorin qëndrojnë mbi sipërfaqen e gjërave. E njëjta gjë edhe me PS, që ka probleme të demokracisë së brendshme”.

Më të lexuarat