BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Politike

Arben Kraja shpërthen pas takimit me koordinatorin Antikorrupsion të SHBA dhe paralajmëron arrestime, ja dosjet e nxehta që ka në dorë SPAK

Arben Kraja shpërthen pas takimit me koordinatorin Antikorrupsion të

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-ut Arben Kraja thotë se ky institucion është i vendosur për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që përfshihen në korrupsion, përfshirë zyrtarë të lartë. Zoti Kraja, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, për takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, atij të Drejtësisë, Byrosë Federale të Hetimit, Agjencisë amerikane të Luftës Kundër Drogave, si dhe institucione të tjera amerikane të zbatimit të ligjit, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se SPAK-u do të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni si dhe për të luftuar korrupsionin. Sipas tij, SPAK-u do të vazhdojë të veprojë, jo mbi bazën e një liste të caktuar apo një radhe të caktuar, por mbi bazën e provave.

Zëri i Amerikës: Zoti Kraja, gjatë periudhës që ju ndodheni në Shtetet e Bashkuara, një grup senatorësh amerikanë, nga të dyja krahët, paraqitën një projektligj që synon të luftojë korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet hartimit të një legjislacioni të posaçëm mbi sanksionet që Uashingtoni ka vendosur ndaj atyre që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen në këtë rajon. Në Shqipëri, ndaj një sërë figurash politike, ku më i larti është ish-Kryeministri Sali Berisha, janë vendosur sanksione për korrupsion domethënës nga Shtetet e Bashkuara. Duket sikur në këtë aspekt perëndimi po bën më shumë se sa autoritetet shqiptare. Cila është përgjegjësia, në këtë rast, e SPAK-ut? Çfarë do të bëni ju pas këtij momenti, do të ketë një hetim mbi këtë çështje?

Problemi i korrupsionit në Shqipëri, por edhe në Ballkan është një problem shumë shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë, mungesa e ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që kanë qenë të përfshirë në elemente korrupsioni dhe si rezultat i këtij shqetësimi është bërë një reformë – është krijuar një strukturë e re, ka ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë, kryesisht për ngritjen e konsolidimin e strukturës dhe për arritjen e rezultateve konkrete. Pa diskutim që ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat të homologëve, qoftë edhe jashtë vendit për të luftuar këtë fenomen (korrupsionin). Ne kishim një takim me Koordinatorin Global kundër Korrupsionit i emëruar kohët e fundit nga Sekretari Blinken në Shtetet e Bashkuara. Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën për të rritur edhe më shumë luftën kundër korrupsionit. Pjesa e SPAK-ut pastaj pa diskutim është çështja e hetimeve të çështjeve penale. Çështje penale SPAK-u ka shumë nën hetim, prej atyre të bëra publike dhe që nuk janë bërë publike, sepse kështu është hetimi. Ne jemi të vendosur që për të gjitha rastet që kemi çështje penale nën hetim apo raste që përfshijnë zyrtarë të lartë, kushdo që të jenë ato, t’i shkojmë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale.

Zëri i Amerikës: Cila është sfida më e madhe që keni ju në këtë aspekt për të hetuar çështjet?

Sfida më e madhe deri tani ka qenë mungesa e plotë e strukturës. Vetëm muajin e kaluar u formua Byroja Kombëtare e Hetimit me numrin e nevojshëm të hetuesve dhe mbingarkesa e madhe me çështje penale të cilat i kishin prokurorët e SPAK-ut. Megjithatë gradualisht ne kemi tejkaluar këtë dhe hap pas hapi kemi filluar dhe kemi dhënë rezultate konkrete. Ato tashmë janë bërë publike, ushtrimi i qoftë dënimeve penale apo edhe ushtrimi i ndjekjes penale ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion, pastrim parash apo keqpërdorim me detyrën.

Zëri i Amerikës: Zoti Kraja, të ndalemi në disa prej çështjeve më të debatuara në Shqipëri të cilat ju po i hetoni. Çështjen e inceneratorëve për shembull. Ju keni vënë nën sekuestrim dy impiantet, në Elbasan dhe në Fier, janë paraqitur prova të shumta dhe janë publikuar gjithaq për impiantin e Tiranës. Ku janë hetimet lidhur me këtë çështje, çfarë duhet të bëjë më shumë SPAK-u në këtë drejtim?

Çështja e inceneratorëve është një çështje shumë komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione shqiptare të cilat kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti. Po kështu është edhe një volum i madh pune për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Ne kemi 3 hetime, pra 3 çështje penale për secilin nga inceneratorët, Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. Për dy të parat, pra Elbasanin dhe Fierin ne kemi arritur disa përfundime, pra i kemi bërë njoftimet që tanimë i dini sepse janë bërë publike. Kemi ngritur në përgjegjësi penale disa persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Por hetimet vazhdojnë dhe për inceneratorin e Tiranës do ta vazhdojmë deri në fund për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur. Në qoftë se ka përgjegjësi penale, kush ka dhe do të përgjigjet, kushdo që të ketë shkelur ligjin.

Zëri i Amerikës: Si e shpjegoni ju faktin që pronarët e kompanive që administronin impiantet e trajtimit të mbetjeve arritën që të largoheshin përpara se të dilnin urdhër- arrestet?

Kjo është çështje e hetimit, që duhet sqaruar, por problemi është se janë qytetarë të lirë deri sa del një masë sigurie nga gjykata. Deri atëherë njerëzit lëvizin lirshëm. Mund të jenë edhe jashtë vendit, mund të jenë edhe diku tjetër. Nganjëherë kur kërkohen, nuk arrihen të kapen, sepse fshihen. Është pjesë e hetimit kjo. Por e rëndësishme është që kjo nuk pengon që ne të vazhdojmë hetimet. Në Shqipëri ndjekja penale ushtrohet edhe në mungesë të personit, dhe ka edhe vendim gjyqësor përfundimtar në mungesë të tij, kushdo që të jetë ai.

Zëri i Amerikës: Prej një kohe të gjatë ju keni nisur hetimet për disa nga koncesionet në shëndetësi; sterilizim, Check-Up, apo laboratorët. Po me këto dosje çfarë po ndodh?

Po punohet intensivisht me të gjitha këto dosje për të mbledhur provat e nevojshme, sidomos tani që është plotësuar numri i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po sqarohet se çfarë ka ndodhur dhe po hetohet nëse ka përgjegjësi njeri apo jo. Nëse po, përgjegjësi do të përgjigjet para ligjit, kushdo që të jetë,

Zëri i Amerikës: Nga opozita ka kritika ndaj SPAK-ut, se nuk po veprohet ndaj politikanëve të lartë. Nga ana tjetër, kryeministri ka deklaruar se ju po godisni vetëm majtas. A e vë kjo institucionin që ju drejtoni, në një lloj trysnie politike?

Ne veprojmë bazuar në ligj gjithmonë. Opinioni publik ka të drejtën e tij të shprehet. Partitë politike po ashtu. Secili shprehet sipas interesit të tij. Ne nuk veprojmë mbi bazën e një liste të caktuar apo një radhe të caktuar. Ne veprojmë mbi bazën e provave, që administrohen nga hetimi, për ato dosje penale që ne i kemi. Kur arrihet të provohet fajësia e dikujt, marrim masa për t’i dërguar për gjykim. Kjo është puna jonë. Ajo që ne kemi rënë dakord si grup prokurorësh, përfshirë edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të hetimit, është që të rrimë sa më larg këtyre opinioneve, që shprehen qoftë nga partitë politike, apo nga media të ndryshme, në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjë apo çfarë nuk duhet të bëjë SPAK-u. Secili prej prokurorëve ka dosjet e përpara. Është i pavarur të vendosë për to. Është i detyruar të mbledhë prova, të japë zgjidhje ligjore, dhe është e rëndësishme, që të jetë i pavarur dhe objektiv në vendimmarrje.

-Zëri i Amerikës: Po i kthehemi një çështje, që ka ngjallur disi kritika në opinion në Shqipëri: rasti i goditjes së disa grupeve kriminale të rëndësishme. Sërish krerët e këtyre grupeve nuk u kapën. A nuk ishte dalja në media e deponimeve të Nuredin Dumanit një paralajmërim për ta, që të largoheshin nga vendi? Ku e gjen veten SPAK-u në gjithë këtë gjë?

Natyrisht, nuk është e mirë për hetimin, që të dalin në media deklarimet e personave, të cilët janë pyetur, kushdo që të jenë ata. Por proceset në Shqipëri kanë disa detyrime ligjore, që kur merret një masë sigurimi, aktet u vihen në dispozicion të gjithë të pandehurve, avokatëve të tyre. Ato akte kalojnë në shumë duar, dhe nganjëherë është e vështirë të kuptosh se nga rrjedh informacioni. E përsëris që pavarësisht asaj që ndodhi, apo që ka ndodhur edhe në raste të tjera, se ky nuk është rasti i vetëm, ne e kemi vazhduar ndjekjen penale. Po punojmë intensivisht për të provuar edhe më shumë veprimtarinë kriminale të atyre grupeve, që janë me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Nuk përbën problem, për momentin, që dikush prej tyre nuk është kapur. Po vazhdojmë pa kufizim hetimin ndaj tyre.

-Zëri i Amerikës: Sa të fuqishme janë grupet kriminale në Shqipëri? Kemi parë kapjen e sasive të mëdha të drogës në portin e Durrësit. Sa të fuqishme janë ato realisht?

Kohët e fundit ne po vërejmë përfshirjen e shtetasve shqiptarë në veprimtari kriminale jashtë vendit, sidomos në trafikun e drogave, duke u aktivizuar që në vendet e burimit, në vendet e Amerikës së jugut, me garantimin e transportit përmes anijeve, apo rrugë të ndryshme detare drejt Evropës perëndimore. Kjo është dukuri shqetësuese, jo vetëm sepse dëmton jetën e njerëzve, që i përdorin këto droga në shtetet ku shkon droga, por edhe për Shqipërinë ka pasoja. Një pjesë e mirë e parave rrjedhin nga ky aktivitet kriminal vijnë dhe investohen në Shqipëri. Në Shqipëri ndodhin shumë vrasje apo grabitje të dhunshme, ngjarje të dhunshme që lidhen me aktivitetin jashtë vendit të këtyre grupeve kriminale. Ne si shtet jemi të përfshirë në pasojat që sjell ky aktivitet. Për këtë arsye jemi të vendosur dhe kemi punuar shumë fort për të vendosur kontakte me gjithë autoritetet e huaja që ne bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar. Edhe takimet këtu në Shtetet e Bashkuara, me një pjesë të strukturave të zbatimit të ligjit, ishin në këtë drejtim: që të vendosim kontakte, të shkëmbejmë informacion dhe të punojmë të gjithë së bashku për ta luftuar këtë dukuri.

 

Më të lexuarat