BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Politike

Arben Malaj bën dedikimin prekës për Bashkim Finon: Përvjetori i ditëlindjeve të tij, gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë. Ne na bashkoi...

Arben Malaj bën dedikimin prekës për Bashkim Finon:

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka kujtuar me anë të një shkrimi deputetin e ndjerë Bashkim Fino. Përmes disa fotove nga arkiva, Malaj kujton përvjetorin e ditëlindjes së politikanit që këtë vit ndërroi jetë pasi u prek nga Covid-19.

Ish-ministri shkruan se 12 tetori i Bashkim Finos do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij.

Postimi i Arben Malajt:

Përvjetori i ditëlindjeve të Bashkimit do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij. Ne na bashkoi në universitet dashuria për dijen. Ne na bashkoi ne mandet politike dashuria dhe perkushtimi për Shqipërinë dhe mirënjohja e thellë, e përhershme dhe e pa kushtëzuar ndaj cdo socialisti që na besoi dhe mbështeti në kohet më të vështira të Shqiperisë tonë të dashur.I paharrueshëm kujtimi për Bashkimin! Prehu krenar i dashur Bashkim!! Ben