BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Arben Ristani: PD po vuan krizën e lidershipit, përjashtimi i Berishës natën ishte tipike e Bashës

Arben Ristani: PD po vuan krizën e lidershipit, përjashtimi i

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani dje në një dalje televizive ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ristani u shpreh se partia është duke vuajtur krizën e lidershipit. Ai shpërtheu në akuza ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, të cilin e bëri fajtor për humbjen në zgjedhje si dhe faktin se partia është prej vitesh në opozitë. Teksa iu referua disa figurave politike që kanë komentuar figurën e Bashës, Ristani tha se të gjithë po largohen nga partia vetëm për shkak të Bashës. “PD vuan krizën e lidershipit. PD ka pasur një lider që e ka çuar nga humbja në humbje, duke i lënë demokratët për 12 vjet në opozitë, duke krijuar dhe premisat për një opozitë të shtuar dhe pas 12 vitesh. Do u referohesha disa ish-presidentëve të Shqipërisë, presidentit Topi, i cili ka thënë se Basha është një politikan pa karakter, apo si Nishani i cili e konsideron se një skuth, apo Meta, i cili thotë se ai të gënjen edhe për orën. Për të kaluar më pas me të gjithë kritikët e Bashës, të cilët janë larguar nga partia por që vazhdojnë të artikulojnë të njëjtën gjë për Bashën”, tha Ristani. Lidhur me vendimin për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga partia, Ristani u shpreh se është një tentativë pasi ky vendim është antistatuore. Ish-sekretari i PD tha se përkatësia në një grup parlamentar është e drejta e deputetit. Sipas Ristanit, mënyra sesi veproi Basha ndaj Berishës pas shpine tregon mungesë të lidershipit. “Për të ardhur më pas deri tek akuzat për bashkëpunim. Kritikët përfshirë dhe Berishën artikulojnë për shitje interesash të PD tek kundërshtari politik. PD vuan krizën e lidershipit. Vendimi i fundit që është tentativa për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, e quaj tentativë sepse është një vendim anti statuore, nuk sjell pasoja. Për më tepër që përkatësia në një grup parlamentar është e drejtë e deputetit. Mënyra se si u mor ishte tipike e Bashës, natën, pas shpine. Kjo tregon sërish mungesën e lidershipit”, u shpreh ai.

Më të lexuarat