BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Politike

“Ardhja e tij shenjë kujdesi dhe nder për familjen time”, Isa Mustafa zbardh takimin me kryeministrin Rama: Biseduam për...

“Ardhja e tij shenjë kujdesi dhe nder për familjen time”,

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka reaguar kreu i LDK, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Mustafa ka bërë me dije se takimi me Ramën u zhvillua në Prapashticë, fshati afër Prishtinës ku ka edhe shtëpi.

Mustafa thotë se ardhja e Ramës pikërisht në fshatin ku ka lindur dhe qëndron aktualisht me familjen, ishte shenjë kujdesi dhe nderi i veçantë për të dhe familjen e tij.

Më tej ai shton se me Ramën bashkëbiseduan për shumë tema aktuale.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM”, shkruan kreu i LDK-së.

Më të lexuarat