BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Politike

Ardi Veliu kritika Policisë së Shkodrës, reagon ashpër PD: Në qytet ekzistojnë më shumë se 4 banda me të cilat qeveria bashkëpunon

Ardi Veliu kritika Policisë së Shkodrës, reagon ashpër PD:

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë një sërë kritikash për policinë vendore të Shkodrës, drejtuesit e saj dhe disa prej shefave të sektorëve të ndryshëm. Veliu ka vënë theksin tek rritja e parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me Policinë e Shtetit. Sipas drejtorit Veliu çështja e parandalimit që duhet të jetë kryesore ka çaluar gjatë 2019-ës për Policinë e Shkodrës. Ai kërkoi që Policia e Shkodrës të ketë një vëmendje të shtuar qoftë në zbulueshmërinë e autorëve të vjedhjeve, por edhe në parandalimin e tyre dhe në goditjen e autorëve.

pjesë tek e cila është ndalur duke kërkuar llogari është ulja e forcës goditëse tek sektori i anti-kontrabandës në Policinë e Shkodrës. Ajo që ka kërkuar ndër të tjera është edhe eliminimi total i fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Por pas deklaratës së Veliut, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së PD-së, Izmira Ulqinaku. Ulqinaku tha se Veliu ishte në Shkodër për të lënë porosi për hajdutët e biçikletave.

Sipas Ulqinakut, Shkodra nuk është shquar kurrë për vjedhje dhe nuk është kjo që kërcënon jetën e shkodranëve. Ajo ka shtuar se në Shkodër ekzistojnë më shumë se 4 banda dhe qeveria sipas saj bashkëpunon me ta. “Ardi Veliu viziton Shkodrën dhe lë porosi për hajdutët e biçikletave! Në analizën për vitin 2019 të zhvilluar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Veliu ka deklaruar se është ndër vitet e suksesshme të Policisë së Shtetit dhe ka dhënë vlerësime për ngjarje të renda kriminale. Por sipas tij, ajo që shqetëson më së tepërmi qytetarët e Shkodrës janë vjedhjet e sendeve me vlerë dhe sidomos të banesave e biçikletave. Të nderuar drejtues të Policisë që rrini e s’bëzani kur budallepset shefi e duartrokisni dhe i miratoni çdo lajthitje, Shkodra nuk është shquar kurrë për vjedhje dhe nuk është kjo që kërcënon jetën e shkodranëve. Ajo që shqetëson bashkëqytetarët e mi dhe po i bën të braktisin vendin janë presionet nga bandat. Ekzistojnë më shumë se 4 banda në Shkodër që ju dhe qseveria juaj bashkëpunon. Ato sillen në qytet të lirë dhe të pashqetësuar gjobisin bizneset. Në 2017, ato blenë vota pafund për llogari të Edi Ramës, me lekët e drogës. Ju e dini fort mirë që zonat e thella të Shkodrës janë zënë për kultivimin e lëndëve narkotike dhe kjo as nuk diskutohet në mbledhjet që organizoni. Ajo që po bëni është vetëm SHOW, prandaj meqë keni 6 vite që nuk bëni detyrën, mos ejani në Shkodër e të na bllokoni qendrën e qytetit”, tha Ulqinaku.