BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Politike

Ardian Dvorani dhe Ina Rama kandidatë për President? Berisha shpërthen i revoltuar: Janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ja pasuritë marramendëse që kanë fshehur

Ardian Dvorani dhe Ina Rama kandidatë për President? Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për qëndrimin e tij ndaj dy emrave që mund të vijnë si propozim nga maxhoranca Ardian Dvorani dhe Ina Rama, tha se që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë.

Sipas Berishës, Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit më të nxirë të gjyqësorit. Sa i përket Ina Ramës ai theksoi se ajo ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë.

“Që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92 metër katrorë në një kohë kur apartamenti na rezulton 128 metër katrorë. Ardian Dvorani ka deklaruar se Albtelecom i ka paguar 17 mijë euro të detyrimeve që ky kishte për apartamentin e tij dhe mbrapa Albtelecomi ky si relator apo gjyqtar ka dhënë 9 vendime kundër agjencive shtetërore në favor të Albtelecomit, për t’i shpërblyer 17 mijë euro. Ai është simbol i korrupsionit më të nxirë të gjyqësorit. Ina Rama mori pjesë aktive në puçin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt të dekapitimit të Gardës, të zinxhiri të komandës që dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e dytë. Ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë. Këto janë komentet e mia për të dy këta”, tha Berisha.

Më të lexuarat