BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Arlind Çaçani: Sulmet e LSI ndaj opozitës së re qesharake, karrigen e deputetit e sheh si pronë, SPAK të godasë elefantët e korruptuar

Arlind Çaçani: Sulmet e LSI ndaj opozitës së re

Deputeti i opozitës për Qarkun e Korçës, Arlind Çaçani i ka bërë një rezyme rrugëtimit të tij si ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka dekriptuara edhe situatën politike në vend, duke nisur nga kulisat dhe zhvillimet brenda Partisë Demorkatike, deri tek zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ecuria e reformës në drejtësi dhe sulmet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në adresë të tij dhe kolegëve të tij. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti Çaçani i cilësoi sulmet e LSI ndaj opozitës së re qesharake, ndërsa shtoi se karrigen e deputetit zyrtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të udhëhequr nga nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili e sheh si pronë. Madje, për të treguara se opozita e re ndryshon nga ajo e vjetra, referuara këtu binomit PD-LSI, zoti Çaçani theksoi se Parlament aktual, të cilit i mbaron mandati në 9 shtator të këtij viti, sipas tij, duhet të shërbejë si mësim për të gjithë.

- Zoti Çaçani, Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet për legjislaturën e nëntë, ndërsa bie në sy fakti se shumë deputetë nga mazhoranca dhe opozita nuk do jenë më pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator. Njëri prej emrave që nuk do jetë më pjesë e Parlamentit jeni ju. Kështu që pyetja ime e drejtpërdrejt është, ju vjen keq që nuk do jeni më deputet dhe a mund të na bëni një bilanc të shkurtër të rrugëtimit tuaj më shumë se 2 vjeçar në Parlament?

Nuk më vjen keq për faktin që legjislatura ka një fillim ka dhe një fund. Nuk më vjen keq, sepse unë nuk kandidova që të isha pjesë e legjislaturës tjetër. Por më e rëndësishmja është se nuk më vjen keq, sepse besoj që për 30 muaj dhamë shumë dhe s’më ngeli as një peng. Për sa i përket bilancit ky Kuvend dhe kjo opozitë i dhanë një mësim të mire klasës politike që herë tjetër të mendohet mirë. Kjo legjislaturë dhe ky Kuvend përmbyllen reformën në drejtësi. Ne e kemi mbështetur atë që ditën e pare qe u betuam. Ne ishim të pastër nuk kishim interesa të ngushta, ne ishim tamam popull dhe i dhamë aq sa mundem reformës, ne nuk kishim frik dhe s’kemi frik, sepse jemi te pastër ndaj dhe inkurajojmë organet e reja të drejtësisë që të veprojnë. Une bashkë me dy kolegë të tjerë kemi çuar një mori dosjesh në SPAK, ku më e fundit dha rezultat dhe u arrestuan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Ne i dhamë një reformë zgjedhore më të mirë vendit, ku Gjykata Kushtetuese i vuri vulën siç e donim ne dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve. Në mbështetem pa kushte integrimin europian. Ne mbështetëm institucionet e pavarura dhe i inkurajuam të punonin në shërbim të qytetarëve. Kjo opozitë nuk kishte nga ata baballarët e kombit që e kanë rrjepur këtë vend, por kjo kishte njerëz që u përpoqën të bënin më të mirën për vendin e tyre.

- A mendoni se në 2 vjet që ishit deputet bëtë sa duhet për qytetarët dhe zonën tuaj elektorale, duke i përfaqësuar denjësisht?

Sa duhet nuk besoj se bën dot asnjëherë, t’i kënaqesh te gjithe është e pamundur, por jam i kënaqur që kam bërë maksimumin tim. Sa një qytetari jo vetëm të zonës time, por gjithë Shqipërisë nuk ju mbyll as dera as telefoni tim. Bëra sa munda i dëgjova ca hallesh kishin, nuk i zgjidha të gjitha, por i adresova dhe ushtrova kompetencat e mia për të ndjekur nga afër problemet. Unë e kam ndjekur politikën shumë dhe e them me bindje sa zë i kam dhënë unë Kolonjës në këto 3 vite nuk i është dhënë për 30 vite në Kuvend. Kudo seanca komisione kafe apo dreke pune delegacione apo kudo isha adresimi i problemeve të Kolonjës apo promovimi i saj nuk mungoj. Nuk them që jam unë autori kryesor, por 2 gjerat kryesore të Kolonjës që unë i ngrita që ditën e parë morën zgjidhje. Rruga Korçë-Erseke po investohet. Ujësjellësi po mbaron dhe do të jetë rrethi i parë në vend me 24 orë ujë të pijshëm. Rruga Ersekë-Leskovik fillon për pune ditësh. Të gjitha këto probleme i kam ngritur për ditë. Une kisha vetëm fjalën dhe atë besoj që e përdora mire. Ka dhe shumë për të bërë, por besoj që nuk do të ndalem këtu do të vazhdoj të kontribuoj, por jo më si deputet. Tani edhe me faktorë më të fortë kolonjarë, besoj do bëjmë gjëra me të mira dhe më të bukura për vendin tonë.

- Megjithatë gjatë kohe ju si opozitë e re parlamentare keni qenë në qendër të debateve dhe sulmeve. Madje, ka pasur edhe nga ata që e kanë etiketuar Parlamentin aktual si Kuvendi i turpit. Njëri prej tyre që ju ka sulmuar shumë ka qenë LSI dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, që ndryshe nga ju do jetë në Parlament. Keni një koment?

Të etiketohesh nga njerëz që nuk arrijnë të marrin për vota as listën e dasmës apo sa një kryeplak është qesharake. Etiketimet ndodhen nga ata që e shikojnë si pronë karrigen e deputetit, ata baballarët e kombit që ju ka ikur makina në dishezë dhe po presin se në çfarë gremine do bjerë. Si do e pranoje Peçi me lukuni që erdhi një kolonjar që s’është pjese e lukunisë dhe të relatojë kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Peçit nga posti i Presidentit. Se pranon dot lukunia këtë dhe na she si aksidentalë ne. Megjithatë votuesi ka folur qartë dhe nuk kemi pse ta prishim verdiktin e tij.

-Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit përfunduan dhe ndërkohë opozita e udhëhequr nga PD i cilëson ato si masakër elektorale. Sipas jush zgjedhjete25 prilli ishin të lira e demokratike apo u shtrembërua vota e qytetarëve?

Unë për fat kam qenë kur vëzhguesit e Këshillit të Europës për raportin e OSBE/ODHIR nuk e cilësuan masakër, por i cilësuan zgjedhje me te mira nga herët e kaluara. Probleme ka pasur, por jo për të ndryshuar rezultatin. Zgjedhjet ishin të sakta dhe u certifikuan nga KQZ, por dhe u njohjen dhe u vlerësuam nga ndërkombëtarët. Partia Demokratike ishte në delir, muaj e fundit të gjithë po ëndërronin ministritë dhe drejtoritë dhe harruan votuesin. Filluan po i përzgjidhnin votuesit t’i hajde me ne, ti s’na duhesh sa kur ta marrim ne do të heqim ty. Nuk është kjo Partia Demokratike që kam njohur dhe aderuar unë.

- Ndërkohë bie në sy fakti se PS u rikonfirmua shumicë në 25 prill, duke marrë një mandat të tretë qeverisës, PD pati rritje pasi mori 59 mandat, ndërsa LSI dhe partitë e reja të opozitës morën një goditje të fortë. Çfarë ndikoi dhe pse partitë e vogla, përveçse PSD-së së Tom Doshit dhe LSI, nuk po e thyejnë dot hegjemonin e partive të mëdha PD-PS?

E para votuesi sa po vjen dhe po behet pragmatist. Po s’të panë si forcë qeverisëse nuk të voton. Partitë e mëdha nuk lënë hapësira, por ka dhe diçka tjetër këtu partitë e vogla humbin dhe ikin nga skena. Pretendojnë pushtetin qe sa krijohen. Jo kjo punë do vendosmëri ndoshta do të rish 10 vite apo më shumë në minoranca të ngresh kauza të krijosh besim te qytetaret që të bëhesh faktor dhe të të shohin si alternativë të besueshme. Ti nuk mund të pretendosh të marrësh pushtetin 1 muaj pas krijimit apo edhe 2 vjet.

-Po ju pse nuk kandiduat për deputet në 25 prill?

Këtë e kam sqaruar ditën që mora këtë vendim, por po jua them shumë shkurt kjo do të jetë një prej jush reflektimi dhe mobilizimi për të ardhmen të jesh në politike nuk do të thotë që me patjetër të jesh deputet. Kontributi do të vazhdoje po njësoj dhe sigurisht që do të jem pjese e garave në të ardhmen.

-Si ju duket vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Kodin Zgjedhor sa i takon herësit?

Vendim i drejte dhe i arsyetuar. Hersin ne e kemi kundërshtuar qysh ne fillim. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne.

-Ditët e fundit SPAK ka nisur një valë arrestimesh, teksa darëve të saj nuk i kanë shpëtuar gjyqtarë, prokurorë, drejtues lokalë, zv/ministra, krerë dhe ish-kryebashkiakë, zyrtarë lokal dhe të lartë. Keni një koment dhe a ka ardhur koha të shohim që në rrjetën e SPAK të bien "peshkaqenë" dhe "elefantë" të korrupsionit?

Është vetëm fillimi. E ka nisur mbarë, por do të këtë koka të mëdhaja, por nuk duhet të nxitohemi me vënien në funksion edhe të BKH me mbështetjen e ndërkombëtareve, por mbi të gjitha të popullit shqiptar që mezi pret të vihet drejtësia për shumë çështje besoj që brenda një kohë të shkurtër, do të shohësh edhe elefant që kanë bërë kërdinë. Por duhet të kuptojmë që një strukturë e re me një volum të madh dosjesh do kohën e vet. Rëndësi ka që po funksionon. Unë kam pasur besim që në fillim dhe kam folur gjithmonë me optimizëm.

- Pak ditë më parë DASH shpalli "non grata" ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, ndërsa i akuzon si të përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë. Si ju duket ky vendim?

As nuk gëzohemi, as nuk nderohemi që ish-kryeministri jonë është futur ne black listë. Une nuk gjykoj dhe nuk dua ta gjykoj vendimin e SHBA-ve ata kane nje arsye se unë nuk besoj që SHBA-të ndikohen nga individë apo qeveri të ndryshme. Por një gjë pozitive e ka kjo sado aleat i momentit të jesh me ta kur vjen puna te vija e kuqe ata nuk të falin dhe s’duan t’ia dinë kush ke qenë. Kjo është kambanë alarmi që kushdo që qeveris të qeverisë me përgjegjësi dhe t’i shërbejë popullit të vet pa e zhvatur atë.

-Ju keni qenë pjesë e strukturave të PD, parti e cila është përfshirë nga zhvillime të brendshme. Në syrin tuaj çfarë po ndodh brenda PD-së?

Lidershipi i PD po përpiqet me të gjitha mënyrat që të mbulojë dështimin. Une e njoh atë parti ajo parti ka kohë që ka dalë nga kursi. Sot mua dhe shumë demokrat të tjerë na ndan një mal i madh me lidershipin e saj, unë i takoj flas me ta flasin hapur për pakënaqësitë. Është e tmerrshme kur humbjen e shet si fitore dhe akoma më keq kur ka ende njerëz që të duartrokasin për këtë fitore imagjinare dhe ëndërrimtare.

- Pas 9 shtatorit ju zhvisheni nga kostumi i deputetit. Çfarë do bëjë z. Çaçani? Kush është e ardhmja juaj dhe keni një mesazh për qytetarët?

Pas rikthimit te baballarëve të kombit në Kuvend, unë do të vazhdoj të flas dhe të punoj po njësoj. Nuk kanë një plan specifik, por do të jem në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Mesazhi që dua të përcjell për qytetaret të ngrihemi në lartësinë e duhur dhe të shërbejmë dhe punojmë me përgjegjësi absolute në çdo fushë. Shqipëria duhet të bëhet nga shqiptarët dhe gjithsecili të marrë përgjegjësinë e vet në fushën që ndjek.

Më të lexuarat