BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Arlind Çaçani: Reforma zgjedhore “Kali jonë i betejës”, të vendosur për të ndryshuar sistemin, mazhoranca ta harrojë se do na përdorë si shtojcë e saj

Arlind Çaçani: Reforma zgjedhore “Kali jonë i

Miratimi ose jo i reformës zgjedhore vijon të jetë kryefjala e ditës, jo vetëm për politikën në Shqipëri, por edhe dhe kancelaritë e huaja. Këto të fundit dhe sidomos Gjermania ka kushtëzuar çeljen e negociatave të Shqipërisë, duke i vendosur kësaj të fundit plot 9 kushtet, njëri prej të cilëve është avancimi dhe miratimi i reformës zgjedhore. Megjithatë, si mazhoranca ashtu edhe opozita parlamentare pretendojnë që të kenë akses në miratimin e saj, duke këmbëngulur tek e veta. Ndërkohë që, opozita e re edhe pse tanimë ka dalë jashtë sistemit këmbëngul se reforma zgjedhore nuk mund të kalojë pa ta. Mirëpo, për të hedhur më shumë detaje rreth kësaj, gazeta ka kontaktuar deputetin e opozitës, i cili përfaqëson Kolonjën, z. Arlind Çaçani. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Çaçani shprehu bindjen se reforma zgjedhore është “Kali i betejës” për opozitën, ku ai bën pjesë, ndërsa theksoi se ata janë të vendosur për ta ndryshuar sistemin. Megjithatë, në një kohë kur mazhoranca flirton me opozitën joparlamnetare, zoti Çaçani kishte edhe një mesazh të drejtpërdrejtë, teksa i kujtoi se ta harrojë se do ta përdorë opozitën parlamentare si shtojcë dhe për vota. Madje, deputeti o qarkut Korçë thumboi edhe opozitën joparlamnetare se opozita parlamentare në asnjë moment nuk i braktis qytetarët dhe institucionet, sikundër bëri PD, LSI dhe parti të tjera disa muaj më parë.

“Reforme zgjedhore ky është kali jonë i betejës. Ne kemi dhënë mbështetjen tonë maksimale për ligjet e reformës në drejtësi, ndërkohë që reforma zgjedhore është një nga aksionet tona kryesore. Ne me 39 firma deputetësh kemi futur si objekt diskutimi sistemin zgjedhor. Ne po kërkojmë ndryshimin e sistemit. Pa dyshim që do të votojmë edhe rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne nuk i braktisim institucionet. Ne nuk i braktisim reformat, siç i kanë braktisur të tjerë para nesh dhe më pas i kane zbatuar ato. Ne do jemi aty për të bërë reformën për të kushtëzuar votën tonë që mos këtë vetëm arnime, por ndryshime thelbësore të sistemit që të hapen lista. Ne komisionin zgjedhor jemi me numra të barabartë mazhoranca, nuk do mund të bej "gjysmë reforma" sepse nuk do i lëmë ne. Por ne padyshim që do të mbështesim dhe do të votojmë reformën jo për hatër të kushteve, por për shqiptaret”, deklaroi ai. Ndërkohë, i pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita parlamentare, sa i takon shkarkimit të Presidenti Ilir Meta nga detyra, deputeti Çaçani vuri në dukje faktin se opozita parlamentare do të ketë si udhërrëfyes së saj raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. “Ne si opozitë në komisionin hetimor mund të dalim me një raport ndryshe nga mazhoranca dhe do të kemi gjykimin tonë mbi këtë çështje. Padyshim që këshilla e raportit final të Komisionit të Venecias do të jetë një udhërrëfyes për ne. Opozita parlamentare është në lartësinë e duhur për të dhënë një verdikt sa me të drejtë për këtë çështje”, nënvizoi deputeti Arlind Çarçani gjatë prononcimit për gazetën “SOT”.

 

Më të lexuarat