BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Politike

Aromë zgjedhjesh të parakohshme, krerët e PD nisin dorëheqjet dhe shpallin kandidaturat për deputetë, Basha i “përkëdheluri” i amerikanëve

Aromë zgjedhjesh të parakohshme, krerët e PD nisin

Çdo ditë që kalon shtohen sinjalet se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Si Partia Demokratike, ashtu edhe Partia Socialiste kanë ndezur motorët e fushatës dhe nuk është çudi që në vjeshtë të kemi zhvillime. Por ajo që i vë kapak se palët janë hedhur në sulm dhe po karikojnë elektoratin, janë lëvizjet që vijnë nga kampi rozë dhe blu. Kryedemokrati Lulzim Basha prej disa ditësh vijon turin e takimeve me qytetarët dhe bizneset, ndërsa në këto takime ka lançuar sloganin e PD, ku nuk kanë munguar edhe pretimet, të cilat do të bëhen realitet sapo ai të vijë në pushtet. “Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë”, deklaroi Basha gjatë një takimi javën e parë. Por as Partia Socialiste nuk mbetet pas, duke zhvilluar mbledhje me strukturat e saj në qytete të ndryshme të vendit. Madje, ajo që bie në sy është fakti se qeveria Rama, e cila do të kërkojë një mandat të tretë në 2021-in ka nisur përgatitjet për të prerë sa më shumë shirita projektesh infrastrukturore, pasi ka hapur kantierët e ndërtimit dhe nisur premtimet. Pra, të gjitha këto tregojnë qartë se politika shqiptare është përfshirë nga ethet e para të fushatës elektorale, edhe pse ndodhemi shumë muaj larg fushatës zyrtare për zgjedhjet e vitit 2021. Dhe e gjitha kjo teksa palët kanë nisur të testojnë besimin te populli paraprakisht, ka ardhur fill pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore të arritur në rezidencën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Krerët e PD nisin dorëheqjet

Megjithatë një tjetër fakt që tregon se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme është nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet në selinë blu, i cili ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokalë. Gazeta ka mësuar se kryetari i degës së Partisë Demokratike Fier, Luan Baçi dhe ai i Korçës, Andrea Mano kanë hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet. Drejtuesit lokalë kishin afat 5 ditë për të paraqitur heqjen dorë nga funksioni partiak, ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e Kuvendit të ri të degës.

Basha i “përkëdheluri” i amerikanëve

Por një tjetër tregues apo arsye që lë të nënkuptohet se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme është sjellja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit ditët e fundit është parë shumë i tërhequr nga aktualitetit dhe debatet politike, ndryshe nga kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe opozita parlamentare që janë më aktivë e madje më të përfshirë. Dhe si për ironi rënia në qetësi e kryedemokratit Basha ka ardhur pas marrëveshjes së 5 qershorit dhe pas takimit që ai pati me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim pasditen e së premtes së 19 qershorit të këtij viti. Basha qëndroi 3 orë në rezidencën amerikane dhe Kim vetëm me të ka pasur takim të tillë. Madje, një tjetër faktor që tregon se lideri demokrat duket se ka gjetur dhe ka marrë “besimin” e amerikanëve, është edhe rasti kur Basha shpërndau një postim të ambasadores Kim në llogarinë e tij në “Facebook”. Në postimin e saj zonja Kim “thumbonte” mazhorancën dhe presidentin Meta për rekomandimet e Komisionit të Venecias, ndërsa i vetmi që nuk përmendej dhe që e shpërndau atë editorial ishte Basha. Pra, të gjitha këto tregojnë se Basha është i “përkëdheluri” i amerikanëve dhe se në vjeshtë mund të kemi zhvillime të reja sa i takon zgjedhjeve. Kjo do të thotë se historia ka treguar që ata që kanë pas vete ndërkombëtarët dominojnë politikën.

Më të lexuarat