
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Arrestimi i Arben Ahmetajt çështje orësh, SPAK gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-zv/kryeministrin, të rrezikuar ministra dhe ish-ministra

Shkruar nga Rigels Seliman 11 Mars 2023
Ish-ministrin socialist, Arben Ahmetaj duket se presin ditë të vështira, teksa në horizont është hapur dera e arrestimit, për shkak se akuzohet se është përfshirë në aferën e inceneratorëve. Pas nisjes së hetimit nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar për pasuritë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, agjentët e ByrosëKombëtare të Hetimit kanëushtruar kontrolle gjatë natës së kësaj të enjte në vilën e partneres aktuale të ish-ministrit, Eriola Hoxha që ndodhet në rezidencën Vala Mar në Hamallaj, 2 apartamenteve që ndodhen po aty, si dhe në vilat luksoze të ish-bashkëshortes në Rolling Hills dhe Green Cost, përfshirë edhe apartamentin që ka në Tiranë. Burime nga SPAK kanë bërë me dije për gazetën “SOT” se kontrollet janë bëre me vendim të GJKKO pas kërkesës së ProkurorisëSpeciale, me argumentin se në to mund të gjenden të dhëna që kanë rendësi për hetimin, që SPAK po zhvillon ndaj ish-ministrit të Partisë Socialiste.Kontrollet kanë nisur njëkohësisht në të gjitha pronat e listuar nga SPAK, ku mësohet se në to janë sekuestruar dokumente kompjuteri si dhe u është bërë një verifikim fizik investimeve në këto zona.Gjithashtu bëhet me dije se së shpejti Prokuroria e Posaçme pritet t’i drejtohet Kuvendit për të kërkuar leje edhe për kontroll të banesave ose dhe objekteve të tjera që janë në emër të vetë Arben Ahmetajt.Duke qenë se ai mban mandatin e deputetit, për kontroll banese apo edhe për vendosjen e ndonjë masë sigurimi, SPAK duhet t’i drejtohet më parë kuvendit i cili mbledh këshillin e mandateve për të vendosur në lidhje me kërkesën. Ndërkohë vetë ish-ministri pavarësisht se është vënë në dijeni për hetimin e nisur ndaj tij, vijon të mbajë mandatin e deputetit. Megjithatë këto lëvizje të SPAK dhe BKH, duket se do të lëkundin pozitat e zotit Ahmetaj, i cili rrezikon edhe të prangoset për shkak tëmegavjedhjes së “Inceneratorëve”.
SPAK zbulon se Ahmetaj po hetohet
Nga ana tjetër, dje Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar për hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj. Ndaj këtij organi po lëshohen akuza kohët e fundit se ka amnistuar ish-ministrin dhe SPAK përmes një deklarate të gjatë të shpërndarë për mediat kërkon që të mos ushtrohet presion ndaj prokurorëve. Madje Prokuroria Speciale ka treguar me detaje se si kanë rrjedhur hetimet për të, duke bërë me dije se rasti i inceneratorëve është ndarë në disa dosje.“Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u regjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020. Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit”, shprehet SPAK.Por nëse shihet me detaje deklarata, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarpërmend për herë të parë se po verifikohet edhe roli i Ministrisë së Drejtësisë.SPAK nuk e specifikon periudhën që po hetohet, por duket se të rrezikuar janë disa emra ministrash dhe ish-ministrash. Projekti korruptiv me inceneratorët nisi në vitin 2015. Deri në fund të këtij viti ministër ishte Nasip Naço, ndërsa më pas e mori drejtimin Ylli Manjani. Pas largimit të tij u emërua Petrit Vasili dhe pas tij Etilda Gjonaj. Kështu që mbetet të shihet kë ka shënjestruar tjetër SPAK sa i takon aferës së inceneratorëve.
Hetimi ndaj Ahmetajt, gazetari Doçi: BKH po verifikon 6 vila që i përkasin atij
Por lidhur me këtë çështje, detaje ka dhënë dje edhe gazetari investigativ, Adriatik Doçi, i cili theksoi dje në një media se Byroja Kombëtare e Hetimit po verifikon 6 pasuri të paluajtshme, të cilat i përkasin ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetajt, duke shtuar se ky i fundit i kishte kamufluar duke i vënë në emër të ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij aktuale, Eriola Hoxha. Më tej ai shtoi se përveç akuzës për shpërdorim detyre ndaj Ahmetajt mund të rëndojnë edhe akuzat e tjera për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. “BKH po verifikon 6 pasuri të paluajtshme të Ahmetajt por nuk janë në emër të tij por në emër të ish gruas dhe bashkëjetueses së tij. Një vilë në farkë, në Palasë, në Gjirin e Lalzit, në Tiranë dhe pasuri të cilat nuk janë deklaruar asnjëherë në Inspektoratin e Lartë. BKH mund t’i vërtetojë sepse nuk janë në emrin e Ahmetajt por janë kamufluar nën emra të tjerë. Ahmetaj është në pozita të vështira. Aktualisht hetimi ka nisur vetëm për shpërdorim detyre por me konstatimin e pasurive të pajustifikuara dhe burime parash jo të ligjshme, mendoj se prokurorët do ngrejnë akuza të tjera si për pastrim parash, fshehje të ardhurash të cilat imponojnë kërkimin e një mase sigurie arrest me burg sepse ashtu ka ndodhur edhe me zyrtarë të tjerë që sot janë prapa hekurave”, deklaroi gazetari Doçi.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetajn nisën pas kallëzimeve të bëra në SPAK, pas zbulimit të disa dokumenteve, ku figuronte se ish-ministri socialist kishte përfituar vila, apartamente dhe udhëtime dhe qëndrime të shtrenjta nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirela Mërtiri, të cilët janë në kërkim. Vetë ish-ministri në daljet publiken nuk i ka pranuar akuzat në adresë të tij, por pavarësisht kësaj ai ende nuk është thirrur për të dhënë sqarime në prokurori.
Më të lexuarat


Jorida Tabaku: Ligji i ri për lojërat e fatit është klientelist, ja kë favorizon

Eksperti i sigurisë jep alarmin: Të dhënat tona nga sistemi TIMS janë në duart e kriminelëve

Lulzim Basha zbret në terren, takime intensive me qytetarët dhe degët deri sa të mbyllet ristrukturimi i partisë

Presidenti Begaj lë në hije Edi Ramën në New York, ja takimet e suksesshme të presidentit shqiptar me zyrtarët e lartë në SHBA

Mbyllet procesi i votimit për kryebashkiakun e ri të Kukësit, 45,63 % morën pjesë në zgjedhje, pjesëmarrja më e ulët se më 14 maj, opoozta akuza PS se iu ka bërë presion votuesve në qendra votimi,

Dalin rezultatet paraprake në Kukës, ja kush kryeson

Forcat ruse shkatërrojnë tankun Leopard në Ukrainë, Moska “turpëron Berlinin”, ja pse episodi në fushë-betejë mund të “nxehë gjakrat” mes dy vendeve

Sulmet në Veri, Vasili: Bashkësia ndërkombëtare të tregohet e qartë më shumë se kurrë, që fantazmat e Millosheviçot të mos ngjallen

Zgjedhjet në Kukës, reagon Celibashi

Berisha komenton deklaratat e Vuçiç për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Faktoi se nuk është dorë-jashtë në sulmin terrorist
