BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Arrestimi i Dakos, Basha: Shpresoj të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq i korrupsionit dhe lidhjes me krimin

Arrestimi i Dakos, Basha: Shpresoj të jetë fillimi i një hetimi

Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos ditën e djeshme. Basha ka renditur akuzat e rënda ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, ku ndër të tjera kujton dhe shitjen dhe blerjen e votave duke bashkëpunuar me krimin. Me tone të ashpra politikani i njohur shpreson të jetë fillimi i një hetimi për personazhin "Dako" i cili sipas tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me korrupsionin dhe krimin në Shqipëri.

Basha deklaroi se Dako u arrestua për një pallat, por u shpreh se shpreson që ky rast të mos jetë i njëjtë si ai me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që doli nga burgu vetëm për “Shpërdorim detyre”.

 "Momenti kur takohemi sot nuk është një moment për krenari. Ndonëse krenaria e këtij qyteti zbukuron gjithë Shqipërinë me historinë e tij dhe me virtytet, dhe me personazhet e jashtëzakonshëm të shkencës, të artit, të kulturës, historisë dhe albanologjisë që kanë frymëzuar dhe frymëzojnë breza. Por është një moment reflektimi.
Është një moment reflektimi në radhë të parë për rininë e Elbasanit vetë. E në veçanti për rininë që ka kërkuar dhe kërkon ndryshim, por që hasi në një tjetër mur, po kaq të lartë sa ky mur i kalasë, por jo kaq të bukur dhe kaq historik; një mur të shëmtuar më 14 Maj.
Muri i mosndryshimit, i mosreflektimit, i korrupsionit. Muri që ka harruar se në të dy anët ka qytetarë të cilët meritojnë dhe presin shërbimet për të cilat paguajë taksa.
Muri i indiferencës dhe shurdhërisë politike që më 14 Maj u ngrit përsëri dhe në veçanti u ngrit mes politikës dhe rinisë, ku rinia foli me mospjesëmarrje, foli me 87% bojkot të votuesve për herë të parë.
Në çdo vend normal të ndodhte kjo, do të binin kambana alarmi. Ky do duhej të ishte debati i mëngjesit, i drekës dhe darkës për javë me radhë.



Në fakt është një debat që e has vetëm kur takohem më të rinjtë, por që nuk kryhet në aulat e medias tonë. Sepse media ka halle të tjera. Politika ka halle të tjera, që nuk janë hallet tuaja por janë hallet e tyre.
Në fakt disa prej tyre janë bërë për hall. Të gjithë e dimë, tani po bën ciklin e lajmeve prej kaq kohe, arrestimi i një figure të njohur të politikës, një “non grate”, Vangjush Dakos.


Në fakt është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për një pallat. Por shpresoj të mos jetë vetëm kaq, të mos jetë njësoj si me Saimir Taihirin që doli nga burgu sepse ishte dënuar vetëm për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që SPAK-u vazhdon proceset juridike, në Gjkykatën e Lartë, anëtarësinë në një organizate kriminale. Të gjithë e dini e mbani mend, e mbushi Shqiperinë më drogë.
Por edhe rasti i Vangjush Dakos nuk është i panjohur, për personin që ka përvojën më të vogël politike për shkak të moshës, është njeriu që u bë i famshëm për përgjimet e “339”-ës sesi shiteshin dhe bliheshin vota në bashkëpunim me krimin e organizuar apo afera të tjera.
Shpresoj shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Të një simboli të blerjes së votës, si e keqja më e madhe që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek vota dhe në veçanti të rinisë tek demokracia, tek zgjedhjet.
A do të jetë apo jo?! Kjo mbetet për tu parë", është shprehur Basha.