BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

Arrestimi i Dakos dhe zgjedhjet e 14 majit shkaktojnë debate në Kuvend, Berisha dhe Noka përplasen me Manjën, socialistët shpërthejnë në akuza ndaj krerëve të “Foltores”

Arrestimi i Dakos dhe zgjedhjet e 14 majit shkaktojnë debate në

Seanca e djeshme plenare është përfshirë në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kështu ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i “Foltores”, Flamur Noka janë përplasur dje ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën. Berisha hodhi akuza ndaj Manjës për të cilin u shpreh se ka dekonspiruar sekretin hetimor për arrestimin e Dakos. “Prit se do të kthehem edhe ty tani. Se ti vendin e ke te Gjushi. Se je ti që njoftove Gjushin katër ditë përpara, dhe dekonspirove dhe tani i thonë SKAP-it, kush ta nxori sekretin? Ulsi Manja e nxori sekretin. Se ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. Ky merr përsipër të gjitha pazaret. Kush ia tha Gjushit? Ti ia the. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Se je ti një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok, dhe mos më ndërprit të lutem shumë. Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave, figura zyrtare më qesharake e planetit, që pretendon se ka një ligj dhe zbaton një ligj dhe që ligji, jo një dy, por i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ Kombëtar”, deklaroi Berisha. Nga ana tjetër, Manja tha se Berisha ka frikë pasi do të përballet me drejtësinë e re. “Unë edhe ti do të shkojmë para drejtësisë, ti do të shkosh para meje. Mezi e pres këtë ditë. Unë për këtë ditë kam pritur. Shoh që sot më i shqetësuar je ti sesa unë për këtë drejtësinë e re. Sa herë të dal me ty në shesh të Mejdanit që qytetarët të zgjedhin ty ose mua, do të të mund gjithnjë”, deklaroi Manja.

Noka: Dako dilte blinte vota, por e shiti babloku

Ndërkohë deputeti Flamur Noka akuzoi qeverinë Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja se kanë shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit që t’i votojnë. Po ashtu tha se krimet elektorale nuk do të harrohen dhe paralajmëroi Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që të bëjë kujdes nga shitja. Një koment e pati edhe për arrestimin e Vangjush Dakos. “E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Ministri bën terror në Lac, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalitet te hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma.  Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja”, deklaroi Noka.

Reagon Manja

Por një përgjigje ndaj tij e kishte Ulsi Manja, duke i thënë se të shkojë të bëjë kallëzim para organeve të drejtësisë për çdo akuzë që ka. Manja tha se të mos shqetësohet për Dakon se Sali Berishën do e njoftojë 10 ditë para nëse SPAK vendos urdhër arrest ndaj tij. “Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Për shkak të moshës së thyer do i them 10 ditë fare, do e konsumoj dhe një herë atë vepër penale… Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para. Për ju, vjedhje votash dhe krim elektoral ka patur vetëm atje ku ka fituar PS. Flamur humbe këtë radhë se s’ju duan qytetarët, nuk është faji im ky. Keni qenë dhe ju dikur si ish ministër dhe jemi si nata me ditën unë me ty tek raporti me ligjin e drejtësinë. Në shpatullat e mia nuk rëndojnë jetë njerëzish. Gara mbaroi, përballoni me dinjitet humbjen ndërsa nëse ke raste se Ulsi Manja në cilësinë e drejtuesit politik dhe ministrit, je i lutur të çosh kallëzimin në organet kompetente. Pallavra këtu është mësuar ky milet se e keni bërë zakon. Shko çojë dhe jam i gatshëm që të shkoj të përgjigjem sa herë të më kërkojnë organet ligjzbatuese. Ju jepni opinionet he kur shkoni atje thoni janë opinione politike. Dhe sa për votën në burgje, edhe për këtë do të jap përgjigje publikisht”, u shpreh ai. Ndërkohë Manja ftoi opoiztën të shikojë si kanë votuar të burgosurit. “Një nga standardet e mia në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë falë një ekipi dhe skuadre jemi kujdesur t’ju garantojmë të drejtën e votës të paraburgosurve e të dënuarve se janë banorë rezident që i ka dënuar drejtësia, jo qeveria. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve në respektim dhe komunikim të vazhdueshëm ka garantuar të drejtën e votës dhe jemi krenar pse e kemi garantuar këtë standard. Burgjet tona, sot për fat kanë monitorim të brendshëm e të jashtëm. Për ty bota fillon e mbaron te Saliu. Je i lutur, së bashku me të gjithë kolegët e deputetët e këtij parlamenti, shko e vizito institucionet dhe pyesni të paraburgosurit e të dënuarit si kanë votuar dhe a kanë qenë të lirë të çojnë votën atje ku duan”, nënvizoi Manja.

Kuvendi voton 3 projektligje

Në përfundim, Kuvendi ka miratuar dje ndryshimet në 3 projektligje. Për ‘Taksat Kombëtare’, projektligji mori 72 vota pro dhe 13 kundër. Kështu ligjvënësit i dhanë dritën jeshile heqjet e taksës së importit të produktit hirrë dhe krem qumësht, duke marrë në konsideratë dhe kërkesat e fermerëve. Për Policinë e Burgjeve i cili synon të japi zgjidhje vakancave në punësimin në këtë sektorë dhe rregullon ndarjen e gradave, mori 74 vota pro, 5 abstenim dhe asnjë kundër . Ndërsa me 73 pro, 7 abstenim, 0 kundër, kuvendi miratoi dhe ndryshime ligjore që detyrojnë Bashkitë që tepricat e buxhetit e faktit në fund të vitit 30% të alkoohet për huat e prapambetura.

Më të lexuarat