BREAKING NEWS

Zbulohet emri, kush është zyrtari i lartë që do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim

Zbulohet emri, kush është zyrtari i lartë që do të
x
BREAKING NEWS

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime të forta: Ekziston mundësia që Gerti Shehu të jetë përdorur nga...

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i
x
BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x

Politike

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por

Analisti Lorenc Vangjeli ka reaguar ndaj arrestimit të doktorit të Traumës të arrestuar nga policia për korrupsion.

"Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senatorium e gjetkë nëpër Shqipëri, duhet të kalosh fillimisht një postobllok. Merr një biletë parkingu që kushton njëqind lekë në dy orët e para dhe pastaj kjo shumë shtohet me njëqind lekë për çdo orë të tepërt qëndrimi në ambientet e spitalit. Një numër punonjësish me bluza fosforeshente kujdesen për fluksin e makinave që hyjnë e dalin nga spitali sepse parkingu është një shërbim që kryhet nga operatorë privatë.

Vit mbas viti, gjelbërimi dhe mirëmbajtja e qendrës më të madhe spitalore në vend, por dhe kudo tjetër në Shqipëri, është rritur dhe kjo është një nga mrekullitë e sipërmarrjes së lirë. Edhe ky shërbim është privat.

Pothuaj njëlloj siç është dhe shërbimi i sigurisë, ku një kompani e Ministrisë së Brendshme garanton rregullin deri në hyrjen për në pavione.

Privat është dhe shërbimi i lavanterisë, gatimi i supës së spitalit, furnizimi me medikamente, sterilizimi i veglave, laboratorëve të analizave dhe shumëçka tjetër që nevojitet si aleat në luftën e përjetshme të njerëzimit për të fituar betejën mes jetës dhe vdekjes.

Krahasimi me të shkuarën e afërt është shumë i largët. Reforma Rama në shëndetësi, zbatuar nga dy prej ministrave të tij më të mirë, Beqja në fillim dhe Manastirliu në vijim, pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, pavarësisht të pakënaqurve dhe episodeve që thonë të përkundërtën, është një proces totalisht i lëvdueshëm në thelbin e tij. Kush mendon ndryshe, duhet të kujtojë se në shtëpinë e berberit, qimet nuk mungojnë kurrë.

Pavarësisht problemeve të panumërta që reflektojnë stadin e zhvillimit të vetë shoqërisë shqiptare, shëndetësia e sotme nuk mund ta barabitet në asnjë drejtim me kohën kur Shqipërinë e drejtonte një Doktor që është mbartësi absolut i mëkatit fillestar, autori i batutës së famshme, plot urrejtje për mjekët që i quajti për herë të parë: Ata, bluzat e zeza! Duke u bërë kështu, shkaku i parë që i shënjestroi ish-kolegët e tij si mish për topin e panginjur të urisë njerëzore për spektakël: Të kam parë si perëndi kur kisha hall, tani shihe veten si viktimë që bie në hall!

I vetmi shërbim spitalor që vazhdon të jetë shtetëror dhe sipas modelit komunist në raportin mes punës dhe shpërblimit, të vetmit proletarë në sistemin shëndetësor shqiptar, është shërbimi që afrojnë mjekët. Ata janë të vetmit njerëz në sistem dhe në majë të sistemit që “prodhojnë” paratë e nevojshme, që bëjnë betejat e përditshme për shëndetin, për cilësinë e jetës dhe kundërshtinë ndaj vdekjes dhe që në fakt, paguajnë për të gjithë. Me rreth 800 euro në muaj rrogë dhe me disa shpërblime për orët e rojes së natës, ata janë gjithashtu shënjestra kryesore e organeve të zbatimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit.

Në fund të javës së shkuar, Fitim Marku, mjek reanimator në Spitalin e Traumës, u arrestua në vendin e tij të punës. Një polic i infiltruar i afroi para në këmbim të shërbimit dhe kaq mjaftoi që dhjetëra kolegë të tij të suleshin, me maska dhe armë në ambientet e spitalit, si ukrainasit në kundërsulm mbi pushtuesit rusë. I rrethuar nga të katër anët, pa shpresë për arrati, “armiku” publik u dorëzua.

Zgjati duart që ja prangosën dhe me uniformën e tij të luftës, domethënë me bluzën e mjekut ende në trup, u shoqërua në hyrjen e urgjencës drejt makinës që do ta çonte në paraburgim.

Në mos ja thanë, edhe policëve që e arrestuan, me gjasë do t’u ketë ardhur keq. Ndoshta edhe ja kanë shprehur keqardhjen e tyre, por duke u sqaruar se nuk kishin çfarë të bënin. Këto ishin urdhrat. Ndoshta dikush prej tyre edhe mund ta ketë njohur sepse doktor Marku i kishte ndihmuar nënën e moshuar me frakturë në gjymtyrë, dikujt tjetër mund t’i kishte shpëtuar djalin e xhaxhait që kishte bërë aksident e dikush tjetër, edhe i kishte dhënë ndonjë dhuratë në këmbim të shërbimit për të cilin ai paguhet si proletar në një shoqëri me kapitalizëm kaotik.

Me siguri, të gjithë ata që pak vite më parë ishin të gatshëm të puthnin ato duar, ata që i shihnin mjekët si aleatë në luftën kundër armikut të padukshëm, Corona Virus-it, kur i quanin heronj bluzat e bardha dhe bënin duart gjak duke i duartrokitur nga përtacia plot frikë e izolimit, u ndjenë të keqardhur kur panë pamjet që një ushtri reporterësh e dëshmonin live në ekranet e televizioneve.

Dukja gënjen gjithmonë. Dhe ky është rasti klasik kur pandehma se po tentohet të vihet drejtësi në Shqipëri, është e gabuar në thelbin e saj bolshevik.

E vërteta e thjeshtë është se një mjek nuk është një njeri si gjithë të tjerët!

Edhe në luftë, doktori ushtarak, ai që shpëton jetën e kundërshtarit të armatosur nuk vritet. Ai mbrohet në mënyrë të ndryshme nga ligjet e luftës.

Në mos herët, vonë, për skllevër dhe mbretër, Doktori është hallka e fundit që lidh individin me Perëndinë. Në mos mençurisht, kjo aksiomë duhet të përkthehet nga të gjithë ndryshe për hir të interesit vetjak. Polic qarkullimi apo ministër policie, i pasur apo i varfër, shenjtor apo mëkatar, gjithkush do të jetë pacient që lutet që doktor Fitimi të mos humbasë betejën e radhës.

E bashkë me të, të triumfojnë edhe Doktoreshë, Silva, Alma, Perlati, Ariani, Juli, Viola, Serxho e dhjetra të tjerë në Senatorium, Doktoreshë Najada, Luli i Artë, Tritani, Ariani, Nevila, Entela e të tjerë si ata tek Infektivi, Doktor Maksi i Mrekullueshëm apo Profesor Albani, Prift e Hoxhë njëherësh, tre Arbenët, Kaçani, Ohri i Sakrificës, Hekurani i Madh, Koli, Arseni, Bledi, Aureli, Lordi, Adriatiku, Fetahu, Saimiri, Xhina, Gysi, Mondi, Iliri, Monika, Krenari, Turi, Edvini, Albana, Mira, Jovani, Skënderi, Gjergji, Anika, Ramazani e shumë të tjerë të racës së tyre, përfshi edhe Doktorin që u bë President.

Të luten në gjunjë, që gjithë këta engjëj që kanë më të bardhë zemrën vetjake se bluzën e zanatit dhe më të arta duart se unazat e martesës, të jenë triumfatorë në të përditshmen e tyre.

Të gjithë janë të barabartë ndaj ligjit, por edhe ligji e sheh barazinë ndryshe. Nëse Doktor Marku e të tjerë si ai, refuzojnë të shërbejnë nëse nuk paguhen, ky është krim. Ka edhe të tillë dhe ata duhen ndëshkuar pa mëshirë. Por nëse Doktor Fitimi pranon të përfitojë një dhuratë, sa kohë që nuk ndryshon sistemi i shpërblimit në spitale, atëherë Zoti ja bëftë shëndet edhe atij!

Policët zbatuan detyrën. Ata hynë me armë në spital, por nën maskë ata fshihnin të parin portretin e Doktor Berishës e më pas, fytyrat e të gjithë atyre që kanë qeverisur këtë vend e deri tek shqiptari i fundit që ka aftësinë e pabesueshme, ndoshta në mënyrë unike në glob, që të dijë të presë mrekullisht degën ku ulet vetë. Me sharrë në dorë e gaz e në buzë: T’i më ndihmove, por unë të vras me gurë! Fundja, ky është fati i të qenit të vetmit proletar në një shoqëri që jeton nën rregullat e kapitalizmit kaotik.

P.S. Nën stresin e mrekullueshëm të dasmës së të birit, Luli F. nga Gjermania pati një problem shëndetësor.

Në veriun e pasur të Gjermanisë ku ajo jeton me familjen e saj, “termini” që i kishin afruar për vizitë tek mjeku specialist, ishte vetëm katër muaj e gjysëm pranë saj. Shkoi në QSUT dhe një mjek i panjohur e shoqëroi për gjatë gjithë ditës nëpër pavione. Diku e çoi vetë, diku foli në telefon që ta prisnin.

Në përfundim të xhiros spitalore, Luli F., ashtu si mijëra shqiptarë çdo ditë, morri një shërbim për të cilin mbeti mirënjohëse.

Ndoshta sepse vinte nga Gjermania e largët, aty ku klima e ashpër, ndryshe nga dielli i artë i Mesdheut në Shqipëri, lejon të rritet ky virtyt gjithmonë e më i rrallë në Tiranë. Dhe Luli F. tha se lutej. Lutej që mjekët shqiptarë të mos rendin të mësojnë gjermanisht siç po i detyron të bëjnë padituria ekslente në tokën amtare."