BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Arrestimi i ish-Këshilltares së Edi Ramës/ Zbardhen tre akuzat e prokurorisë për Klosin

Arrestimi i ish-Këshilltares së Edi Ramës/ Zbardhen tre akuzat e

Prokuroria ka ngritur tre akuza ndaj ish Këshilltares së Kryeministrit Edi Rama. Policia arrestoi mbrëmjen e së premtes, 3 shkurt, Alda Klosin, pasi në banesën e saj dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në nje banesë të marrë me qera prej Klosit. 

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

Ngjarja tërhoqi vëmendje më së shumti për faktin se si një sasi prej më shumë se 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarësh gjendeshin cash në shtëpinë e Alda Klosit.

Dyshimet mbi rastin u shtuan, pasi Klosi dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj i kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.

Burimet thanë se arrestimi i Alda Klosit vjen në një moment që ish-pastruesja e saj e arrestuar bashkë me të birin, Rozeta Dobi, “është zbërthyer” me një dëshmi të gjatë duke nxjerrë kështu zbuluar zyrtaren e shtetit shqiptar.

Rozeta Dodi u arrestua pas denoncimit në Polici të familjes Klosi për vjedhjen e një shume 120 mijë euro, por që më pas nga përgjimi i pastrueses, në shtëpinë e kësaj të fundit u zbulua dhe një shumë tjetër e madhe parash, rreth 400 mijë euro.

Mësohet se Rozeta Dobi ka treguar mes të tjerash para hetuesve se “kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”.

Alda Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Më të lexuarat