BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Politike

Arrestimi i ish-kryebashkiakut socialist në Itali për trafik droge, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Arrestimi i ish-kryebashkiakut socialist në Itali për trafik droge,

Deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi, në ditëlindjen e 31-të të Partisë Socialiste, kujton se themelimi i saj, erdhi si rrjedhojë e afrimit të një grupi intelektualësh nga gjithë fushat.

Ai deklaroi se kohë të ndryshme sjellin politika të ndryshme dhe se Partia Socialiste ka influencuar opinionin publik me politikat e saj.

I pyetur nëse PS i është larguar parimeve për mbajtjen e pushtetit, referuar këtu arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ai tha se partitë janë të detyruara të ndryshojnë dhe përshtaten me realitetin me atë që qytetari kërkon.

“Edhe PS ka evoluar, dallimi mes partive të majta dhe djathta, është qëndrimi ndaj pronës dhe taksave. PS ka pasur identitet të cilin e ka përçuar në 30 vite, duke e përshtatur me ndryshimet e kërkuara nga elektorati, si kur ka qenë në opozitë dhe pushtet.

Përgjegjësitë janë personale, PS nuk ka zgjedhur kandidat Kajmakun, duke qenë koshiente se kanë probleme me ligjin. Njerëz që kanë probleme me ligjin për fat të keq ka shumë.

PS nuk i do këta njerëz si përfaqësues. Por çdo qytetar është i pafajshëm deri sa të gjendet fajtor.

Çdo i zgjedhur ka detyrë të bëjë vetëdeklarim, nëse ka njerëz që i fshehin këto gjëra, është fatkeqësi për qytetarët, popullin. Por çdo situatë të tillë, duhet ta përballojmë drejtpërdrejtë.”, tha ai.

Pyetjes nëse PS dhe qeveria nuk kanë mekanizma për të mos lejuar përfshirjen në poste kaq të rëndësishme të personazheve të tillë, ai deklaroi se mekanizmi kryesor që ka PS, është reforma në drejtësi.

“Pa reformën në drejtësi, do ishte e pamundur të kishim pas hekurave një ish-ministër apo ish-deputet, nuk di sa mund të jenë nga e majta apo e djathta.

Fajësinë apo pafajësinë, e përcaktojnë gjykatat dhe organet e drejtësisë. Nuk është Partia Socialiste prokurori, patjetër që ka përgjegjësi morale, është e pakëndshme kur gjëra të tilla ndodhin, përgjegjësia e secilit është personale.

Zoti Kajmaku, ka pasur problem me drejtësinë italiane dhe kur nuk ka qenë kryetar bashkie, ka qenë një person që ka pasur një histori dhe për fat të keq e vazhdon jetën e krimit, ose jetën e krimit të akuzuar.”, tha ai.