
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, PD sulmon Ramën dhe bën kallëzim kundër tij në SPAK, kryeministrin injoron akuzat si “gjyq Big Brotheri”, SHBA ka përgatitur aktakuzë për shefin e qeverisë me 25 faqe

Shkruar nga Dario VELAJ 25 Janar 2023

Partia Demokratike zyrtare ka kallëzuar penalisht kryeministrin Edi Rama në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) pas arrestimit tëish-agjentit special të Byrosë Federale të Investigimit (FBI), Charles McGonigal në SHBA për pastrim parash duke bashkëpunuar me një oligark rus të sanksionuar nga Uashingtoni, Oleg Deripaska. Sekretari i PD zyrtare, Gazment Bardhi kërkoi nga Prokuroria Speciale hetimin e Ramës për pastrim parash, korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal pasi në media u raportua se ish-shefi i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork është paguar 225 mijë dollarënga një ish-agjent shqiptar, si dhe është mik me Ramën duke e ndihmuar që të krijojë akuzën e lobimit rus në PD. Nga ana tjetër, kryeministri i injoroi akuzat e opozitës duke thënë se nuk ka lidhje fare me veprimet dhe ish-agjentit të FBI. Por, në raportimin e djeshëm mediatik, gazetari shqiptar që banon në SHBA, Robert Papa bëri me dije se kryeministri Edi Rama është përgjuar 3 herë nga agjencitë sekrete amerikane gjatë 3 takimeve me personin A, që në dosjen hetimore të Departamentit Amerikan të Drejtësië cilësohet si ish-agjent i Sigurimit të Shtetit në komunizëm. Madje, ai tregoi se ndaj Ramës ka material hetimor prej 25 faqesh nga autoritetet amerikane.
Ish-agjenti i FBI mik me Ramën, Bardhi: SPAK s’ka shumë punë për të bërë
Në rrjetet sociale, zyrtari i PD zyrtare, Gazment Bardhi dha lajmin se ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Rama për sajim të historisë së lobimit rus në PD gjatë kohës që kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha. Ai tha se kjo çështje nuk është aspak e vështirë të zbardhet nga SPAK pasi i mjafton vetëm të marrë provat përkatësë nga Gjykata amerikane në Kolumbia. “Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale: korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë, deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal. SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë zyrtarisht të plotë dosjen dhe provat pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në SHBA”, shkruan deputeti demokrat në Facebook.
Papa: Rama është përgjuar 3 herë nga SHBA, ka dhënë dhe 500 mijë dollarë ekstra
Në një lidhje direkte me “MCN TV”, gazetari Robert Papa tregoi se Edi Rama është përgjuar në 3 takime në Uashington, Nju Jork dhe Tiranë kur ka takaur “personin A”. Ai shtoi se Rama ka ofruar dhe 500 mijë dollarë të tjerë për Charles McGonigal, përveç 225 mijë dollarëve të publikuara në dosjen hetimore. Të gjitha këto janë në një aktakuzë me 25 faqe që organet sekrete amerikane kanë përgatitur ndaj Edi Ramës. “Rama është përgjuar tre herë në takime me personin A, ish-oficer i sigurimit, verior dhe i afërm me një ish-anëtar të Komitetit Qendror. Rama është tre herë i përgjuar, një herë në Tiranë, një herë në Uashington dhe një herë në Nju Jork. Janë edhe 500 mijë dollarë të tjera. Ato që thotë Rama që nuk ka hetime ndaj meje, unë e kam aktakuzën e plotë me 25 faqe dhe ai përmendet me emër”, deklaroi Papa.
Rama: Akuzat ndaj McGonigal s’kanë lidhje me mua, po më bëjnë gjyq ‘Big Brother’
Kryeministri Rama reagoi pas shumë orësh ditën e djeshme pasi CNN raportoi lajmin e arrestimit të Charles McGonigal në Nju Jork. Ai zgjodhi të sulmonte opozitën dhe mediat që e akuzojnë si bashkëpunëtor me ish-agjentin e FBI. Rama i konsideroi akuzat e demokratëve si gjyq spektakli “Big Brother”. Rama nënvizoi se nëse do të ishte fajtor, do të denoncohej direkt nga SHBA, aleati më i madh i Shqipërisë. “Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, komentoi Rama në “Twitter”.
Më të lexuarat


Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Çështja "McGonigal", Sali Berisha hedh deklaratën e fortë: Ish-zyrtari i FBI-së ka qenë në SPAK. Zbardh takimet "e fshehta" për arrestimin e tij

“Të zhvishet nga kostumi i KM-së dhe ta shohë drejtësinë amerikane!”/ Gazment Bardhi zbardh prapaskenat e çështjes "McGonigal" dhe zbulon pse e çoi Ramën në SPAK

Berisha plas deklaratën ‘bombë’: Qeveria përdor zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorët, pushtet i degraduar

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën për hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

Berisha zbulon SMS që Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s'e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

"Mafia si Big Brother...", Petrit Vasili: I vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po përgatit Berisha?
