Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestimi i Klevis Balliut dhe i 10 protestuesve, Kryemadhi mesazh të fortë Ramës, kërcënon edhe Policinë

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë. Në reagimin e saj, Kryemadhi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, sipas së cilës duhet të ishte ai në burg.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestues janë arrestuar mbrëmjen e së dielës, pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë, ndërsa janë në hetim 5 protestues të tjerë. 

Postimi:
Urrejtja e Edi Ramës ndaj shqiptarëve është i vetmi motiv që e mban në këmbë këtë qeveri. Sonte duhet të ishin në burg Edi, Damiani, Afrimi, “sportelisti” për aferën korruptive të Unazës së Re. Këta që jo vetëm e çuan në 20 milion euro një kilometër rrugë, por patën guximin të falsifikonin edhe dokumentat e tenderit në mënyrën më të pa skrupullt.
Sonte Edi, Damiani dhe shërbëtorët e tyre ngërdheshen, tallen, hargalisen me arrestimet e këtyre qytetarëve, por nesër do të jenë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve.
Sonte dhe mbrëmë, qeveria me anë të një ligji antikushtetues, të miratuar në parlamentin monist, ka arrestuar baballarë dhe djem familjesh shqiptare me halle, që ditën punojnë në mënyrë të ndershme të mbajnë familjet gjallë dhe protestojnë për të mbrojtur në mbrëmje atë që është me e shenjta për çdo njeri me dinjitet, të ardhmen e familjes së tyre.
Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë.
 
Kjo paligjishmëri dhe antikushtetuetshmëri e ligjeve dhe e veprimeve të policisë private të Edi Ramës na e bëjnë akoma më imediate nevojën e Reformës reale në Drejtësi.
Ndërsa armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.
Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:59

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Postuar: 13/11/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela ka qenë këtë javë i ftuar në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Sheh

Postuar: 13/11/2019 - 23:48

Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në komitetin e Stabilizim Asocimit  BE-

Postuar: 13/11/2019 - 23:00

Emërimi sot pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtet

Postuar: 13/11/2019 - 22:52

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se Arta Marku ka

Postuar: 13/11/2019 - 22:41

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar gazetarin Sokol Balla, se dëmi më i madh që Rama u k

Postuar: 13/11/2019 - 22:22

 Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Ku