BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon deputeti i PS: Peshk i madh është Berisha dhe Meta

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon deputeti i PS: Peshk i madh është

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” ka folur në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie.

Koçi deklaroi se me arrestimin e Dakos rrëzohen totalisht gjithë fjalët se SPAK është në dorën e PS-së, ndërsa tha më tej se ky i fundit nuk ka asnjë rol në pushtet apo detyra politike.

Sipas tij nëse Dako është i deleguar apo ka ndikim politik në Durrës, është diçka që vendoset nga Partia Socialiste, ndërsa shtoi se kjo është një “fabul” që përdoret nga opozita për shkak se ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit ka pasur disa akuza.

Megjithatë, Koçi u shpreh se nëse dikush ka kryer akte që kanë pasur mbrapa korrupsion duhet të ketë ndëshkim, teksa nxiti SPAK të mos druhet se dikush ka qenë kryetar bashkie apo rol tjetër për të vijuar hetimet.

“Rrëzohet totalisht ajo që thonë se SPAK është në dorën e PS. Ka shumë persona nga PS që janë vendosur nën hetime dhe nuk ka pasur zhvillime me rëndësi nga opozita, për të cilën ka shumë akuza publike. Dako nuk është në pushtet, nuk ka asnjë detyrë politike.

Nëse Dako është i deleguar dhe ka ndikim në Durrës, atë e cakton PS, nuk e cakton media. Meqë ka pasur akuza shpesh herë ndaj tij publikisht, përdoret në fushatë kjo fabulë e opozitës. Këto janë pa sens.

Në rastin konkret nëse ekspertiza teknike që ka sjellë firmosje e kateve shtesë është imponuar nga lart përgjegjësia morale është më e madhe. Pjesa penale është çështjes tjetër. Me sa dëgjova bëhej fjalë për legalizim të asaj që ishte bërë.

Vangjush Dako nuk është Sali Berisha. Ku krahasohen dot përgjegjësitë politike të tyre. Në peshoren e personit nuk krahasohen dot, as për non-gratën. Flas si peshë politike. Peshk i madh është Berisha dhe Meta. Peshq të mëdhenj ka plot. Nuk e di kush e ka quajtur cironkë. Për mua çdo akt që ka mbrapa korrupsion duhet ndëshkuar, pavarësisht se kush e bën. Për mua SPAK nuk ka pse druhet se iksi ka qenë kryeministër apo kryetar bashkie.

Zgjedhjet korrën atë që ishte mbjellë për të dyja palët. Pa diskutim që PS është e fortë dhe ka dëshmuar se ka dhënë efekt në qeverisjen vendore”, u shpreh Koçi.

Më të lexuarat