
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të çojë në SPAK edhe Ogerta Manastirliun, ja dosjet përvëluese, nga tenderët sekret te koncesionet që do djegin kupolonë e “Shëndetësisë”

Shkruar nga Rigels Seliman 5 Qershor 2023

Abuzimi me tenderin për Lotin e parë në supervizimin e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit, duket se do të çojë në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Këtë të premte me urdhër të SPAK prangos Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, pasi dyshohet se mori 330 mijë lekë ryshfet. Zonja Duro u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender. Por prangosja e numrit dy të Ministrisë së Shëndetësisë, duket se do të çojë në dyert e SPAK edhe ministren Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit akuzohet nga opozita se ka bërë batërdi me tenderat “sekretë” gjatë pandemisë së Covid-19, dosja kjo që po hetohet nga Prokuroria Speciale. Dhe sikur të mos mjaftoni këto zullume, Manastirliu rrezikon të merret në pyetje edhe për ish-vartësen e saj që u arrestua këtë të premte, pasi abuzimi me tenderat e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit, mund të nxjerrin në pah të tjera shkelje, ku pa dyshim që në pyetje mund të merret dhe ministrja, dëshmi kjo që mund të hetojë thellimet e prokurove dhe që mund të vendosë edhe pozitat e ministres. Pra, një hetim i gjerë në Ministrinë e Shëndetsisë, mund të lëkundur pozitat e Ogerta Manastirliut, për shkak se ajo dhe institucioni që drejton, gjithmonë është akuzuar se ka bërë rrush e kumbull paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë kujtojmë se sot që flasim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë shumë dosjet përvëluese, duke filluar nga tenderët sekret te koncesionet e dhëna nga Manastirliu dhe ish-ministri Ilir Beqaj, të cilat nëse do të hetohen, do të djegin kupolonë e “Shëndetësisë”.
Hetimet për Manastirliun nga SPAK
Sipas SPAK, janë duke u kryer hetime e verifikime për tenderat e zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë muajve mars dhe prill të vitit 2020. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të enjten më 30 prill se janë duke kryer hetime intensive për procedimin penal që ka për objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë së COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes dhe se po verifikohen denoncimet publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″sekret″. Njoftimi është bërë publik në faqen online të SPAK, ku është pasqyruar edhe aktiviteti i kësaj prokurorie prej 9 marsit deri më 30 prill të vitit 2020. Partia Demokratike, PD kallëzoi penalisht në SPAK në fillim të prillit të vitit 2020 Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të kësaj ministrie për veprat penale: “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; “shpërdorim detyre”; “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. PD pretendon në kallëzimin e saj se, numri një i Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa vartës të saj kanë abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit, duke përjashtuar mijëra kompani shqiptare e shpallur fituese në fund të marsit një kompani të huaj e cila nuk ka pasur eksperiencë në këtë sektor .
I rrezikuar edhe Beqaj
Por përveç Manastirliut, edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është i rrezikuar nga SPAK. Zoti Beqaj është marrë në pyetje pak kohë më parë nga Prokuroria Speciale sa i takon 4 koncesionet e formës PPP të dhëna në shëndetësi, siç janë “check up”, “dializa”, “sterilizimi” dhe “laboratorët”. Deri tani Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka çuar pas hekurave për korrupsion ish –ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe ish –deputetin socialist Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorëve. Edi Rama iu vërsul pak kohë më parë SPAK-ut publikisht, duke e kërcënuar dhe duke u ankuar njëkohësisht, se po bënte arrestime vetëm nga oborri i tij. Tonet e Ramës u ulën, teksa nga ambasada e SHBA dhe organizmat e tjerë të drejtësisë iu kërkua publikisht që të mos intimidohet. Veç inceneratorëve, ku pritet të ketë arrestime edhe për atë të Tiranës, një tjetër çështje e nxehtë e SPAK është ajo e koncesioneve në Shëndetësi. Prokuroria e Posaçme po heton koncesionin e Laboratorëve, pas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit se ai u dha në kundërshtim me ligjin. Kontrata PPP prej më shumë se 110 milionë eurosh u fitua nga një konsorcium me një kompani offshore, pas të cilave qëndron biznesmeni enigmatik Jani Karathano me kompaninë e tij “Pegasus”, një lidhje e ish –ministrit Ilir Beqaj. KLSH paditi 7 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Ilir Beqaj ishte paralajmëruar kur ishte ministër i Shëndetësisë nga konsulenti IFC, Korporata Ndërkombëtare e Investimeve, se kontrata PPP nuk i përmbushte nevojat. “Studimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese nga laboratorët mjekësorë paraqet vështirësi për shkak të mungesës së të dhënave sasiore mbi shërbimin publik dhe për faktin se një pjesë e kërkesës konsumatore mbulohet nga shërbimi në sektorin privat,”- thuhet në në vlerësimin e IFC. Veç kësaj IFC shprehu shqetësim për integritetin e njërës prej kompanive të konsorciumit, me gjasë kompanisë offshore me seli në Holandë. Por Ilir Beqaj nuk pranoi të dëgjonte asnjë nga sugjerimet e IFC dhe as ato të opozitës së asaj kohe që e akuzonte me shumë zhurmë për të 4 koncesionet e formës PPP të dhëna në Shëndetësi, “Check Up”, “Dializa”, “Sterilizimi” dhe “Laboratorët”. Kështu që tani dhe duke qenë se ai s’ka as imunitet, pasi nuk është deputet, Ilir Beqaj është i rrezikuari kryesor për t’u prangosu për këto afera.
Më të lexuarat


Lobimi i LSI në SHBA/ Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara, GJKKO bën lëvizjen urgjente

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

“Duhet t’i kthehemi politikës”/ Dashamir Shehi del kundër Berishës për mosbindjen civile: Fjala është zëvëndësuar me flakadanë, lufta nuk është esenca e aksionit opozitar

“Arsyet se pse sot rinia largohet”/ Pas miratimit të buxhetit për 2024 reagon Tabaku: Askush nuk e kuptoi se çfarë votoi, goditje për shtresën e mesme

“Si në kohën e Komunizmit”/ Miratimi i buxhetit të 2024, Tritan Shehu bën paralajmërimin e fortë: Ky është fillimi i një prag diktature

Nesër mbahet Kongresi i PS, zbardhet axhenda, ja 6 panelet

SPAK sekuestron pronat e Metës? Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

“Asnjë individ nuk mund ta luftojë dhe as konkurrojë këtë aktivitet”/ Braçe shpërthen në Komsionin e Ekonomisë për lojërat e fatit: Ligji i lë hapësira organizatave kriminale që...

“Kthim pas në kohët e lashta”/ Çështja Gërdeci, zyrtari i PD komenton problemet me drejtësinë të ish-kryeministrit: Berisha duhet t’i nënshtrohet sistemit si të gjithë

“Ajo që trumbeton Rama është vetëm gjysma e të vërtetës”/Miratimi i buxhetit 2024, politologu i njohur bën paralajmërimin e fortë: Do të shtohet për varfëria, kanë për të ikur më shumë njerëz
