Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrihet konsensusi, mazhoranca e re i jep dy ditë kohë opozitës për programin e qeverisë

Arrihet konsensusi, mazhoranca e re i jep dy ditë kohë opozitës për programin e qeverisë

Postuar: 12/09/2013 - 10:21

Arrihet më në fund konsensusi midis opozitës  dhe mazhorancës, sa i takon konfliktit për kohën që i duhej në dispozicion Partisë Demokratike, për shqyrtimin dhe debatimin e programit qeverisës. Mazhoranca e re PS –LSI, i ka dhënë dy ditë kohë opozitës së Lulzim Bashës për t’u njohur me programin qeverisës dhe për të shprehur mendimin e saj për të. Rama dhe Meta i kanë hequr alibinë Bashës për të tensionuar situatën artificialisht për një program, thelbi i të cilit njihet nga PD prej 2 vitesh. Ndërkohë, deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se opozitës i është dhënë kohë deri të shtunën në mëngjes për të drejtuar pyetjet mbi të. “Maxhoranca e re vendosi një standard të ri, të paqenë në 8 vitet e shkuara. Kryeministri do paraqesë në Kuvend, programin 4-vjeçar të qeverisë dhe nga mbrëmja e sotme deri te premten në mbrëmje, çdo deputet mund të depozitojë pyetje me shkrim rreth programit të qeverisë. Të dielën në mbrëmje do të votohet Qeveria e re dhe programi i saj”, u shpreh Braçe.

Programi i qeverisë

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se programi i mazhorancës është dorëzuar në Kuvend dhe kush ka pasur dëshirë e ka marrë. Sipas Vasilit, mazhoranca e re do t’i japë të gjitha hapësirat e mundshme opozitës. Në lidhje me deklaratat për kohën e shqyrtimit të programit të mazhorancës qeverisëse, Vasili shprehet se nuk ka asnjë debat jashtë mediave si dhe vlerësoi rolin e luajtur ditën e djeshme, nga ana e kreu të Kuvendit, Ilir Meta, që negocioi me krerët e grupeve parlamentare në lidhje me seancën e diskutimit të programit. “Programi është i depozituar në Kuvend, kush donte ta merrte e merrte. Kushtetutshmërisht duhet të depozitohet në selinë e Kuvendit dhe ne e kemi bërë. Deklaratat janë thjeshtë një furtunë në gotë”, tha Vasili. Po kështu Vasili i ka kujtuar Bashës, faktin se duhej të ishte më i sinqertë gjatë deklaratës së tij, dhe të fliste edhe për kohën kur ka qenë në Kuvend dhe sa kohë jepej atëherë për deputetët. “Doja ta besoja që z. Basha është i sinqertë, por kur nuk kujton ato që kanë ndodhur më parë, nuk mund ta besoj më”, tha Vasili. Duke folur për programin e përgatitur nga grupet e punës së Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vasili tha se programi përfshin të gjitha prioritetet madhore të LSI dhe PS, prioritete që bënë ndryshimin në fushatë. “Ne nuk u kacafytëm me PD-në në fushatë dhe normalisht ka pasur një kacafytje. Unë vij nga terreni dhe ne nuk u kacafytëm por neve na besuan më shumë qytetarët dhe na votuan”, u shpreh ai. Sipas Vasilit, prioritet i programit të qeverisë dhe të dy partive janë punësimi dhe lufta ndaj korrupsionit. Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, rikonceptimi i fushave të ndryshme të ministrive do të sjellë zhvillim në vend. “Prioritetet e programit të qeverisë dhe të dy partive janë, punësimi, frymëmarrja e ekonomisë, lufta ndaj korrupsionit. Rikonceptimi i fushave të ndryshme të ministrive do të sjellë zhvillim në vend”, tha Vasili.

PS: Programi në Kuvend që në orën 16:00

Zyrtarë të lartë të PS sqarojnë se opozita e ka pasur në Kuvend programin e qeverisë që në orën 16:00. “Deputetët e opozitës e kanë pasur që në orën 16:00 programin e qeverisë bashkë me letrën e protokolluar. Ka qenë sekretarja e PD qe i ka tërhequr programet, për të cilët edhe ka firmosur. Ndërkohë që në orën 19:00 programi është shpërndarë edhe elektronikisht për të gjitha mediat”, u shprehen të majtët.

Halimi: Rama fillim antikushtetues

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, e ka cilësuar fillim e qeverisë Rama si antikushtetuese, pasi sipas tij kryeministri i ri paraqiti programin bashkë me kabinetin e ri. “Pasi tregoi me mburrje dekretin, Z. Rama shkeli Kushtetutën e vendit. Hapi i parë i kryeministrit ishte antikushtetues. Akt i papranueshëm në një vend demokratik. E papranueshme edhe për Kuvendin e Shqipërisë që veprimi i parë që kryen është antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e një programi pa përbërje madje reklamoi këtë pranim”,u shpreh Halimi. Ndërkaq Halimi nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, shpreh se do të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë dhe demokracinë në vend. “Ne jemi të vendosur të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë në vend. Shqipëria nuk ka nevojë të kthehet mbrapa dhe as të diskutoi për standardet minimale të kushtetutshmërisë”, tha Halimi.

“Përmeti”, Fyle: Të veprohet sipas ligjit

Komisioneri i BE, Stefan Fyle, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në qytetin e Përmetit, është shprehur se çdo vend duhet të respektojë ekzistencën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të pronësisë dhe vendeve të adhurimit. Komisioneri ka theksuar se, çdo gjë duhet të bëhet në përputhje me Marrëveshjen mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri. Po ashtu Fyle thotë se edhe pse ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, megjithatë mbetet ende një nevojë për të bërë një punë të mëtejshme. Ndërkaq, eurodeputetja greke Marilena Kopa, nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se, liritë fetare dhe të drejtat themelore të shtetasve, janë kryesore për vlerësimin e një vendi kandidat. "Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Evropës dhe duhet të lëvizë shpejt në procesin e integrimit. Por në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare nuk mund të ketë hapa pas”, u shpreh Kopa. Joana Tafa

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr